Dy ditë më parë, ish¬kryeministri Sali Berisha publikoi sms-në që sipas tij i dërgonte një qytetar, ku i shkruante se kryeministri Edi Rama “po pi ‘mall’ në një disko në Greqi. Por, kryetarja e FRESSH Joleza Koka, ka ripostuar foton e pulbikuar nga Berisha duke nxjerrë në pah një detaj. Ajo evidenton se në mesazhin e publikuar nga Berisha me screenshot, në fakt duket se mesazhi nuk është në kutinë e mesazheve (inbox) por tek mesazhet e dërguara (sent). “Je tek `sent` o mbret”, ironizon Koka në “Facebook”, duke pretenduar se Berisha e ka dërguar vetë këtë tekst dhe nuk i ka ardhur atij.