Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa 'suprizë' në garë

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat u bënë publike pas mbledhjes që zhvilloi Sali Berisha me Rithemelimin.

Nga lista shumë emërore, shihet surprizë kandidimi i deputetes Ina Zhupa, ndërsa në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Berisha tha se kjo ishte lista me anëtarët më të shkëlqyer.

Ajo që bie në sy në listë është rikthimi i Jozefina Topallit, Arben Imamit dhe Florion Mimës. Ndërsa Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj janë të vetmit deputetë që iu bashkuan Komisionit të Rithemelimit në Kuvendin e 30 prillit.

Fillimisht Rithemelimi publikoi një listë me 46 anëtarë, por më pas solli listëm tjetë me 47 anëtarë, ku vihej re se ishte shtuar si kandidat kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. 

"Anëtarët e Kryesisë të gjithë anëtare të Rithemelimit. Dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij. Me rikthimin e vendosjes dhe Rithemelimin e PD si forcë politike opozitare e vërtetë. Komisioni në mbledhjen e tij ka miratuar listën për kryesinë e kandidatëve për kryesinë PD që do të zgjidhet nesër nga këshilli kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandiadtuar me kredenciale të shkëlqyera politike. Listat do u shpërndahet. Anëtarët e këshillit Kombëtar do kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura altrenative në kryesinë e PD-së. Në listë janë paraqitur kontributet e rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribute", tha Berisha.

47 kandidatët do t’i propozohen nesër në orën 11:00 Këshillit Kombëtar për votim.

Kandidatët për Kryesinë e PD-së

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

Në zgjedhjet e zhvilluara, në 22 maj, Sali Berisha fitoi duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave. Ndërsa Ibsen Elezi arriti që të merrte vetëm 2532 vota, duke mos fituar në asnjë degë, as në Kukës, të cilën e ka drejtuar vetë më herët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)