Sali Berisha ‘Non Grata’ rimerr drejtimin e PD, në delir pas fitores me 93.45% të votave: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21! Por çështja ende në Gjykatë (REZULTATET)

TIRANË- Në zgjedhjet e thirrura nga Komisioni i Rithemelimit, demokratët zgjodhën në krye të Partisë Demokratike, forcës politike më të madhe opozitare,  Sali Berishën, një njeri i shpallur ’Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në zgjedhjet e mbajtura sot, 22 maj 2022, ish-kryeministri mori 93.45% të votave, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë. Në total kanë votuar 43.680 demokratë, 40.820 kanë votuar për Berishën, teksa 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin, me këtë të fundit që nuk ka fituar as në Kukës, në degën që ka drejtuar vetë. 

Pra 43.680 demokratë morën pjesë në zgjedhjet e sotme, por nuk dihet se sa është në total numri i anëtarëve të PD. Kjo do të ndihmonte për të kuptuar se sa demokrat i janë përgjigjur zgjedhjeve të thirrura nga Sali Berisha, por Albana Vokshi, kryetarja e grupi të punës, e argumentoi duke thënë se listat e anëtarëve kanë qenë të fryra nga ish-drejtuesit.

“Askush nuk e di sa është  numri real i votuesve. Ajo që dua të kujtoj është se gjatë votimeve të fundit, për kryetar të degëve, kanë marrë pjesë mbi 39 mijë. Rreth 40 mijë është numri i anëtarëve që kanë votuar”, tha më herët Vokshi.

Në fjalimin e tij të shkurtër nga seli blu, ku kishin mbërritur edhe simpatizantë, që nuk i kursyen fishekzjarrët, Berisha e cilësoi fitoren e tij një mrekullinë e shekullit 21, duke thënë se tashmë misioni është “çlirimi i Shqipërisë nga një regjim që nuk e meriton".

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! (...)Ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipërua dhe të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton”, tha Berisha ndër të tjera.

Mirëpo përtej entuziazmit të Sali Berishës, që vjen në krye të PD-së pas një shkëputje prej 9 vitesh, do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit! Kjo sepse statuti i Partisë Demokratike është në Apel dhe pritet vendimi përfundimtar. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë ai do të jetë kryetar legjitim i PD-së, në të kundërtën nëse vendimi i atij gjyqtari pa vetting do të hidhet poshtë, Berisha do të jetë thjesht një kryetar i zgjedhur nga një palë zgjedhje që i thirri vetë, e që do të jenë të pavlefshme.

Berisha nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat sepse u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë. Që nga 9 shtatori 2021, Berisha nisi një fushatë kundër Lulzim Bashës, duke bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, ndërsa PD u fut në një krizë nga e cila nuk ka dalë ende.

Në total kanë votuar 43.680 demokratë
Sali Berisha 40.820 vota (93.45%) 
Ibsen Elezi 2532 vota (5.8%)
Të pavlefshme 328 fletë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:07
Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, Berisha në ‘delir’: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21

 

Sali Berisha mban fjalën si kryetari i zgjedhur i PD.

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! Nuk kam një fjalim të gjatë.  Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë anëtarët që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ia dalim. Ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipërua dhe të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton.

Ishin të rinjtë promotor kryesor të kësaj lëvizje ndaj betimi im para atyre dhe shqiptarë, do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet. Ai që realizon ëndrrat e tij është pafundësish i detyruar të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrat e të tjerëve. I them demokratit “kurrë mos thuaj kurrë”, në do të fitojmë, faleminderit komisionarëve, kryetarëve të degëve, Komisionit të Rithemelimit, ju falënderoj me mirënjohjen më të thellë, rroftë PD, një përshëndetje e veçantë kam për Ibsen Elezi, rivalin tim i cili si një demokrat i vërtetë zhvilloi një garë të qytetëruar, faleminderit të gjithë”, tha Berisha.

Ora 22:42
Përfundon numërimi i votave, Berisha fitues! Albana Vokshi lexon rezultatet: Procesi më transparent i bërë ndonjëherë

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Në total kanë votuar 43.680 demokratë, 40.840 kanë votuar për Berishën. 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin.

“Është procesi më transparent dhe i besueshëm i kryer ndonjëherë, qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve, ku kulmoi me kryetarët e degëve me parimin një parim, një votë. Ka pasur një pjesëmarrje të lartë, një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve”, tha Albana Vokshi, kryetare e grupit të punës në zgjedhjet për kreun e PD.

Ora 22:11
Berisha rizgjidhet kryetar, në rrezik fati i partisë! Si e paralajmëroi Kim: Nëse ndodh ndërpresim çdo marrëdhënie me PD

Me ardhjen në krye të demokratëve,  Sali Berisha ka vënë në rrezik edhe fatin e Partisë Demokratike. Kjo sepse Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ia ka bërë të qartë se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, nëse kryesimin e saj do e merrte ish-kryeministri Sali Berisha. Përtej këtij paralajmërimi, Berisha nuk u ndal duke e sfiduar hapur SHBA-në që e futi në listën e zezë.

 “Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, ka deklaruar ajo më herë.

Ora 21:13
Përfundon numërimi për kreun e PD, Berisha fitues në të gjitha degët

1653245973_pddiber.jpg

Përfundon procesi i numërimit në pjesën më të madhe të qëndrave të votimit në vend. 

  • Pogradec
  • 516 votues
  • Sali Berisha 484 vota
  • Ibsen Elezi 32 vota
  • Asnjë të pavlefshme
  • Devoll
  • Sali Berisha 1082 vota
  • Ibsen Elezi 135 vota
  • 8 vota të pavlefshme
  • Maliq
  • Sali Berisha 1266 vota
  • Ibsen Elezi 10 vota
  •  
  • Kolonjë
  • Sali Berisha 356 vota
  • Ibsen Elezi 38 vota
  • 6 vota të pavlefshme
  • Shkodër
  • Sali Berisha 1500 vota
  • Ibsen Elezi 114 vota
  • Të pavlefshme 15 vota
  • Lushnje
  • Sali Berisha 733 vota
  • Ibsen Elezi 73 vota
  • Të pavlefshme 9 vota
  • Divjakë
  • Sali Berisha 354 vota
  • Ibsen Elezi 34 vota
  • 820 votues në total
  • Durrës
  • 508 votues
  • Sali Berisha 493 vota
  • Ibsen Elezi 10 vota
  • Të pavlefshme 5 vota
  • Kukës
  • Sali Berisha 714 vota
  • Ibsen Elezi 164 vota
  • Të pavlefshme 4 vota
  • Gjirokastër
  • Sali Berisha 1756 vota
  • Ibsen Elezi 126 vota
  • Të pavlefshme 16 vota
  • Në total 1900 anëtarë në total
  • Klos
  • Sali Berisha 429 vota
  • Ibsen Elezi 9 vota
  • Të pa vlefshme 7 vota
  • Kanë votuar 445 anëtarë
  • Burrel
  • Sali Berisha 490 vota
  • Ibsen Elezi  31 vota  
  • Të pa vlefshme 5 vota
  • Kanë votuar 526 anëtarë
  • Dibër
  • Sali Berisha 664 vota
  • Ibsen Elezi 84 vota
  • Të pa vlefshme 6 vota
  • Nga 1150 anëtarë kanë votuar 754 votues
  • Fushë Krujë
  • 470 votues
  • Sali Berisha 447 vota
  • Ibsen Elezi 11 vota
  • 12 vota të pavlefshme
  • Krujë
  • 538 vota në total
  • Sali Berisha 523 vota
  • Ibsen Elezi 14 vota
  • 1 e pavlefshme
  • Mirditë
  • Sali Berisha 454 vota
  • Ibsen Elezi 18 vota
  • Të pa vlefshme 6
  • 478 votues në total
  • Kurbin
  • Sali Berisha 1057 vota
  • Ibsen Elezi 128 vota
  • 3 të pavlefshme
  • Sarandë
  • 468 votues
  • Sali Berisha 354 vota
  • Ibsen Elezi 121 vota
  • Të pavlefshme 11 vota
  • Delvinë
  • 221 votues në total
  • Sali Berisha 207 vota
  • Ibsen Elezi 14 vota
  • Të pavlefshme 0 vota
  • Korçë
  • Sali Berisha 621 vota
  • Ibsen Elezi 36 vota
  • Të pavlefshme 8 vota
Ora 20:29
S’ka surpriza! Berisha kryeson garën për kreun e PD, diferencë votash me Ibsen Elezin

1653244115_pd.jpg

Ashtu sikurse pritej, Sali Berisha është në avantazh krahasuar me Ibsen Elezi, kur procesi i numërimit ka përfunduar në disa qendra votimi. Më konkretisht në Skrapar, nga 214 votues në total, kanë votuar 104. Nga këta, 91 vota kanë shkuar për Sali Berishës, 8 për Ibsen Elezi dhe 3 të tjera të pavlefshme.

Ndërkohë në një qendër votimi në Kukës, diferenca e votave mes Berishës dhe Ibes Elezi është e madhe. 261 vota kanë shkuar për Berishës dhe 32 për Elezin, 3 të pavlefshme.! Në total votuan 296 anëtarë të PD.

Ora 19:15
Zgjedhjet për kreun e PD, deri në orën 17:00 kanë votuar 38.184 anëtarë

Deri në orën 17:00 kanë votuar në total 38.184 anëtarë të PD.

"Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 17.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkengjitur. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD që ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”, njofton Komisioni i Rithemelimit


 

Ora 18:02
Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet për kreun e PD: Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Në një postim në “Twitter” Gjekmarkaj shkruan se revolucioni që marshon po jep sihariqe dhe se ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet.

“Revolucioni që marshon’ po jep sihariqe! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anëembanë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Ora 17:10
‘Rithemelimi’: Deri në orën 15:00 kanë votuar për kreun e ri të PD 31950 anëtarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka njoftuar se pjesëmarrja në votime në rang vendi ka qenë 31950 anëtarë. 

Qyteti me më shumë votues mbetet Tirana me 8526 anëtarë ndërsa më pak votues ka pasur në Berat ku kanë votuar 1.072 anëtarë.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkengjitur. Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit”, njofton Rithemelimi.

 

Ora 16:14
Zgjedhjet për kreun e ri, Shkëlzen Berisha ‘i jep një dorë’ Berishës të rimarrë PD (VIDEO)

 

Shkëlzen Berisha ka shkuar në ambientet e selisë blu për të hedhur votën për kreun e ri të PD-së. Dihet se vota e tij tashmë ka shkuar për babanë, Sali Berisha

Ora 16:08
Komisioni i Rithemelimit shtyn votimin për kreun e ri të PD deri në 20:00

Shtyhet orari i votimit për kreun e PD-së, deri në orën 20: 00.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas  kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”, njofton Komisioni i Rithemelimit.

Ora 12:32
‘Zgjedhjet e Berishës sot si ato të Bashës më 13 qershor’, Kulluri: Atmosfera është dramatike, mungesë totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim

1653216036_8000614581c60d5d4.jpeg

Atmosfera dramatike dhe mungesë totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim. Kështu e konsideron ditën e sotme të zgjedhjeve në PD, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri. Ai e krahason me 13 qershorin ditën kur Lulzim Basha kërkoi të rizgjidhej në krye të PD.

“Të dashur miq! Ashtu siç pritej dhe e kam konstatuar prej muajsh, situata në Partine Demokratike mbetet po aq e rëndë sa përpara 9 shtatorit 2021

Sot në orën 11”15 shkova të votoj për kandidatet për kryetar të PDSH pranë qendrës se votimit ne degën nr. 2, Tirane. Me keqardhje konstatova se krejt ndryshe nga Referendumi i 18 dhjetorit, pjesëmarrja ne votime ishte shume e ulet. Ne 18 dhjetor ashtu siç edhe mediat disponojnë pamjet filmike, radha e votuesve ne pritje për të votuar ishte e gjatë.

Sot, ishte e njëjta situate si në 13 qershor kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh të humbura! Serish pas 1 viti, atmosfera është dramatike. Mungese totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim!

Për arsye qe i kam thënë e stërthënë me vite e muaj të tere, PD nuk po del dot nga kriza e thelle politike qe e ka pushtuar të paktën qe nga viti 2017! Leximi i keq qëllimisht apo jo qëllimisht qe ju be Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit nga zoti Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit na çoi ne rezultatin e 6 marsit dhe zgjedhjet e sotme!

Uroj qe Komisioni Elektoral mos të beje të njëjtën gjë si ne 13 qershor, ku u mbushen kutitë e votimit duke manipuluar hapur zgjedhjet për kryetar të PDSH”, ka shkruar Kulluri.

Ora 12:14
Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

 

Albana Vokshi ka dhënë pak më parë detaje rreth shifrave të votimeve deri tani në degët e PD për kryetarin, proces që organizohet nga ‘Rithemelimi’.

“Ka pasur një interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Fakti që kemi më shumë qendra votimi se zgjedhjet e kaluara e ka bërë më të menaxhueshëm procesin.

Pjesëmarrja sipas qarqeve: Shkodër 1287, Lezhë 830, Kukës 1081, Dibër 650, Durrës 1005 , Tiranë  3694, Elbasan 1190, Berat 460, Korçe 1200, Fier 1520, Vlorë 570. Total 14012 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar deri në orën 11”, tha ajo.

Ora 11:11
Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje! Drita e së ardhmes nuk jemi as unë, as doktori

 

Ibsen Elezi ka hedhur votën për kreun e ri të PD dhe ka përsëritur thirrjen që komisionerët të heqin imazhin e 13 qershorit.

“Sot nuk është e lejuar të bëj mesazh për veten. Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë. Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën. Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues”, tha Elezi.

Ndër të tjera ka komentuar fjalën e Berishës duke thënë se drita e së ardhmes nuk është asnjëri prej tyre por demokracia. Elezi shtoi se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

“Drita e së ardhmes nuk është as doktori as unë, është demokracia. Jemi në sistem parlamentar se njerëzit duhet të vendosin për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë tek procesi dhe kam pranuar të jem në garë dhe nuk mund të hiqja dorë nga gara se kam luftuar për proceset. Kam toleruar pafundësi shkeljes por sot nëse nuk verifikohet që komisionerët janë korrekt nuk e toleroj”, tha Elezi.

Ora 10:49
Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Procesi finalizon triumfin, shohim dritën e shpresës për të ardhmen! Nuk ka vendim që ndal këtë mision historik

 

Pasi hodhi votën për kreun e ri të PD në selinë blu, Sali Berisha foli para mediave duke e cilësuar proces historik që finalizon triumfin dhe tregon dritën e shpresës për të ardhmen. Një koment e pati dhe për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se procesi që po zhvillohet është mafioz dhe antikushtetues.

“Ky është një proces historik, jo vetëm për PD, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre. Por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz antikushtetues ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitë. Pra sot në këtë proces mbarë shqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, tha Berisha.

I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës së Apelit që mund t’i ndryshojë gjërat, Berisha tha: “Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.”

Ora 10:42
I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha voton për kreun e ri të PD

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të hedhur votën për kreun e ri të PD. Vetë Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do arrijë të marrë fitoren.

Ora 08:40
Gara mes Berishës dhe Elezit/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, marrin pjesë edhe demokratët që nuk janë në lista! Futen në zgjedhje me kartë anëtarësie

 

Prej orës 08:00, ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Në zgjedhje marrin pjesë edhe demokratët që nuk janë në lista dhe shkojnë me kartë anëtarësie për të votuar. Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.

Vlorë kanë të drejtë vote rreth 1400 anëtarë, ndërsa procesi i votimit po zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Labëria”.

 Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot. Procesi i votimit po zhvillohet edhe në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.

Himarë me të drejtë vote janë 413 antarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD në këtë degë.

Kukës janë hapur tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku do të votojnë anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh. Qendra tjetër është në fshatin Bushtrisë, ku do të votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë do të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.

Korçë ka vetëm një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë.

Në Pogradec ka 2 qendra votimi në  zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 ndërsa aktivë janë 700. Një qendër votimi është edhe në zyrën e listës në Devoll, ku numri i listës është me 2400 anëtarë ndërsa aktivë janë rreth 1000. Në Maliq ka dy qendra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës është me 2200 anëtarë ndërsa aktivë janë 1000.

Në Ersekë ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i listës është 700 anëtarë ndërsa aktivë janë rreth 400.

Lushnje janë 1825 anëtarë me të drejtë vote.

Divjakë janë 820 anëtarë me të drejtë vote.

Gjirokastër janë ftuar të votojnë 1200 anëtarë.

Berat janë 2300 anëtarë, në Kuçovë kanë të drejtë vote 1500 anëtarë, në Dimal 870 votues, në Skrapar 630 votues dhe në Poliçan 930 votues.

Fushë Krujë janë 800 anëtarë që votojnë tek selia e Partisë.

Krujë janë 1200 anëtarë që do të votojnë në dy qendra votimi, njëra tek selia e partisë në Krujë dhe tjetra në një lokal në Thumanë.

Dibër, do të votojnë 1150 anëtarë në Pallatin e Kulturës. Në Bulqizë kutisë së votimit do t’i drejtohen 2200 anëtarë. Në Mat dhe Klos do të votojnë 1300 anëtarë.

Lezhë janë 3870 anëtarë; në Mirditë 1200 anëtarë; në Kurbin 1700 anëtarë.

Fier pritet të marrin pjesë deri në 2000 anëtarë në 6 qendra votimi. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë. Në Mallakastër do të votojnë 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 qendra votimi me afërsisht 700 anëtarë.

Shkodër pritet të votojnë rreth 3000 anëtarë.

Elbasan do të votojnë 2900 anëtarë në zyrat e PD, 1300 anëtarë në Librazhd, 883 anëtarë në Prrenjas, 1001 anëtarë në Cërrik, 400 anëtarë në Gramsh, 700 anëtarë në Peqin dhe 900 anëtarë në Belsh.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatosi: 04/06/2022 01:39

    GJYKATA APELIT DO CAKTOJE SALI BERLLOGUN SI KRYETAR TE RIKURVERIMIT NE VICIDOL VETEM.......

    Përgjigju
  • Guda: 22/05/2022 22:20

    Po korçarët çne kaq Shume me mullahun???

    Përgjigju
  • Genti: 22/05/2022 17:53

    Kjo duket sikur Jane zgjedhjet per Kryetar partie ne Tropoje, asgje personale me tropojen por te ben pershtypje fakti se ne Keshillin kombetar te PD, me 150 anetar, 60 Jane nga Tropoja, dhe nga Shkodra Jane vetem 10 veta, ku Saliu eshte gjalle politikisht vetem nga shkodranet qe fituan bashkine. Shkodra e mbajti gjalle perseri ne politike plakun Mere dhe ky ja shperblen duke vendosur gjith tropojen ne keshill kombetar. Ka te drejte Z.Rama qe I thote I vdekur.

    Përgjigju
  • Eleo: 22/05/2022 12:16

    Ibsen, kurajoz i madh dhe nje veprim historik ke ndermarre! Uroj te fitosh si fryme e re ne ate mizerabel parti me diktator.

    Përgjigju
  • Selia e nongrates: 22/05/2022 12:04

    Sot presim driten e Vdekjes per te ardhmen...

    Përgjigju
  • nje ish demokrat: 22/05/2022 09:37

    e paskan beq foton e Berishes formalishy nga muri per ta kthyer neser prap me mur

    Përgjigju
    • SRBi: 22/05/2022 23:06

      Ke inat - plas

  • Shkodra: 22/05/2022 09:16

    Jam ne ankth kush do ta fitoj , shum gare e forte

    Përgjigju
    • Shkodrani: 22/05/2022 09:35

      Haha edhe un, gar e fort kjo haha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD, reagon nga qelia Ilir Meta: Ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët Dënoj raprezaljet policore

Protesta e PD, reagon nga qelia Ilir Meta: Ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët Dënoj raprezaljet policore