Berisha publikon një listë, akuzon
 Ramën se ka përgjuar zyrtarët

Berisha publikon një listë, akuzon<br /> Ramën se ka përgjuar zyrtarët
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook emrat e politikanëve shqiptarë të cilët sipas Berishës janë përgjuar prej 6 muajsh. Berisha ka postuar një listë me disa emra, në të cilën përfshihen të përgjuar nga  institucionet shteterore, partite politike, biznesi, media dhe bota artistike. Sipas ''qytetari dixhitali'' qe ai citon si burim, ne totale jane 375 zyrtare te pergjiuara.

Në listë, përmendet kreu i Shtetiti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe shumë zyrtarë të tjerë. Sipas Berishës, i cili si gjithmonë i referohet burimeve dixhitale ne listen e te pergjuarve jane ambasadoret e vendeve te medha perendimore dhe shefat e sherbimeve perendimore, shefat e misioneve te institucioneve nderkombetare te akredituar ne Tirane. Po ashtu në këtë listë  ka pronare e drejtues te mediave elektronike dhe te shkruara, portaleve dhe blogjeve kundershtare apo kritike te qeverise. 

"Ky eshte nje akt antikushtetues dhe antiligjor e banditesk i vertet dhe nje krim i shemtuar, te cilin organizata kriminale qe e ka realizuar perpiqet ta ndaj me interforcen italiane. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te vendose para ligjit kriminelin ne krye te policise, Çako, per krimin e tij te rende e antkushtetues, te vertetoje akuzat qe ky ka leshuar per te ndare krimin e tij drejt Interforsces italiane, e cila ne asnje rrethane nuk mund te jete e implikuar ne nje veprimtari te tille antikushtetuese dhe ne shkelje flagrante te marreveshjes ndershteterore, ' shkruan Berisha .

Ja emrat e përgjuar sipas Berishës.
Ja disa nga personalitetet shteterore dhe politike nga lista e 375 te pergjuarve nga institucionet shteterore, partite politike, biznesi, media dhe bota artistike te pergjuar prej 6 muajsh ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten:

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani
Sekretari i pergjithshem i presidences, Florian Nuri
Kryetari i parlamentit, Ilir Meta
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dede
Kryetari Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori
Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla
Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani
Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti
Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj
Drejtori i Sherbimit informativ shteteror, Visho Ajazi
Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj
Avokati i Popullit, Igli Totozani
Guvernatori i Bankes se Shtetit, Sejko
Anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte
Kryetari i Gjykates se Apelit per Tiranen, Alaudin Malaj dhe me vone Hysni Demiri
Kryeyari i Gjykates Administrative, Kastriot Selita
Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi
Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,
Kryatri i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Shpetim Idrizi
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu
Kryetri i Partise Agrare, Agron Duka
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi
Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.''

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja