Berisha: Qeveria e lidhur me mafian
Rama e Tahiri:Shpifje! Ulëm krimin!

Berisha: Qeveria e lidhur me mafian<br />Rama e Tahiri:Shpifje! Ulëm krimin!
TIRANE - Politika shqiptare i është rikthyer seancave të forta parlamentare me akuza dhe kundërakuza. Fillimisht fjalën e mori deputeti demokrat Sali Berisha, që u ndal të situatën e rendit dhe trafiqeve.

Sipas tij qeveria është e lidhur me Emiljano Shullazin, "Hakmarrjen për Drejtësi" dhe me laboratorin e drogës në Elbasan, dhe për këto arsye duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

"Të ngrihemi fuqishëm. Të ngrihemi dhe të çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, si kushti i të gjitha kushteve për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e krimit, të mafies, të korrupsionit, të ministrave që vjedhin vendin me vëllezërit, motrat, gratë e tyre." u shpreh Berisha

sali berisha

Por ishte i mënjehershëm reagimi i Ministrit Saimir Tahiri dhe Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht Tahiri tha se akuzat e Berishës, janë mashtrime dhe nëse ka qoftë edhe një provë ai do japë dorëheqjen.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama, renditi shifra që sipas tij tregojnë qartë, se kriminaliteti është ulur. Për Ramën, shifrat tregojnë se vendi ka shkuar në nivelin e vendeve të rajonit. 

"Nuk ka se si të ndodhte të uleshin me 60% vrasjet me armë, apo 20% ngjarjet me eksplozivë. Nuk ka sesi të uleshin vrasjet dhe është e dyta herë që përsërisim në këtë Kuvend, ju sfidoj të sillni shifrat se vrasjet qenkan më të larta se viti 2013. Nëse është kështu unë jap dorëheqjen në sekondë. Vrasjet janë në numrin më të ulët se sa 5 vitet e fundit. Por nuk ka pse të bëjmë ne debat këtu. Sillni shifrat dhe unë jam i gatshëm të përballem. Koha kur shteti ishte në kaos, paligjshmëria ishte përhapur me burim nga zyrat më të larta të shtetit, kur kriminelët bënin gosti me kupolën e Policisë së Shtetit, kjo kohë ka marrë fund një herë e mirë." u shpreh Tahiri

tahiri

"Përpjekja për të mohuar këtë, është një përpjekje impotente, e një grupi impotentësh që përmes një politike impotente kërkon të imponojë diçka që askush nuk mund ta marrë seriozisht. Në 2013 kur numri i vrasjeve ka rënë 40%, vetëm në 3 muajt e fundit, pra të qeverisjes sonë, numri i vrasjeve ka qenë 2.38 dhe në 2014 numri i vrasjeve është 2.24. dhe me 2.24, por po të doni edhe me 2.38 ne kemi hyrë në mesataren e rajonit. Nuk jemi ndër më të mirët, por nuk jemi as të fundit. 60%  e vrasjeve janë për motive familjare, çka në strukturën e vrasjes së vendeve të tjera, përbën një shifër shumë më të ulët. Dhe në motivet familjare, dominojnë motivet e pronësisë. Brenda këtij viti në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të vendosen më në fund pas kaq shumë vitesh sistemi i monitorimit online të të gjitha akseve për t’u shtrirë pastaj në të gjitha zonat urbane të Shqipërisë." tha Kryeministri Rama

rama

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se gjatë këtij viti, policia do të jetë edhe më afër qytetarëve, ku cdo polic do të monitorohet me kamera, por edhe çdo aks rrugor do të pajiset me kamera për të bërë të mundur, kontrollin sa më të madh të vendit. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin