Berisha: Rama di vetëm të
humbë, s'e mësoj dot të fitojë

Berisha: Rama di vetëm të<br />humbë, s'e mësoj dot të fitojë
TIRANE- Kryetari i PD-së zhvilloi sot në mesditë një takim me krerët e PD-ve në rrethe ku i kërkoi të angazhohen në fushatë zgjedhore duke mos paragjykuar asnjë votues.

“Zgjedhjet janë tek porta dhe duhet mobilizim total i të gjithë potencialeve. PD shkon drejt 23 qershorit e vendosur të përpunojë vizionin dhe projektin më të mirë të Shqipërisë së zhvilluar evropiane. “

Duke kërkuar të lihen mënjanë paragjykimet ndaj votuesve duke sjellë një shembull të bashkëbisedimit të tij me një qytetare në what’s up, Berisha e cilësoi "Ramën humbës" 

“Kot e ke- tregon Berisha komunikimin me një qytetar-  këto zgjedhje do të fitojë Edi Rama, boll më që e shkatërrove këtë vend. Unë i thashë mirë. Së pari nuk është faji im nëse Edi Rama di vetëm të humbasë. Unë nuk mund të mësoj kundërshtarin të fitoj,pavarësisht se ti ke këto vërejtje por nëse gjykon gjakftohtë nuk mund të thuash që vendi ka ndryshuar dhe i rendita 3- 4 gjëra. Për mua është e rëndëishsme që t’i të votosh në dëshirën tënde, por të garantoj që interesat tuaja ne do ti kemi parasysh. Tonet në What’s up u ndryshuan qartësisht”

Berisha akuzoi Ramën se ethet e pushtetit e bëjnë të besojë tek gënjeshtrat e tij

“Shqipëria ka një rritje ekonomike 4 herë më të larta se rajoni. Kur zotëria bërtet për të keq, se kryeministri po e krahason me Gjermaninë është qesharake. Rritja ekonomike është rritje, kudo që ndodh ajo.”- tha Berisha ndërsa shtoi se kundërshtari i tij politik është “i rrethuar nga 99 mjaftucë e grusht i ngushtë bllokmenësh që do u brohorasin Edi fitimtari edhe kur ai të jetë në disfatën më të thellë”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit