TIRANE- Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” dy foto dalluese të sallës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, në kohën kur qeveria drejtohej prej tij dhe në kohën aktuale, nën pushtetin e kryeministrit Rama. Deputeti Demokrat, fokusohet në flamujt e NATO-s dhe te BE-së, të cilët janë hequr nga salla e mbledhjeve të qeverisë Rama.
“Në një akt rikthimi tek etërit e tyre, Rama dhe neobllokmenët e tjerë kanë hequr flamurin e NATO-s nga zyrat, sallat e kryeministrisë dhe mjediset e ministrive të tjera. Ata së bashku me famurin e NATO-s kanë hequr dhe flamurin e BE-së”, shkruan Berisha.
Sipas tij, “kryeministrin e mundon anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”, ndërsa e cilëson heqjen e flamujve “një veprim, antishqiptar”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com