Berisha: Rama frikacak! Tifozët në
aeroport e shanë dhe e fishkëllyen

Berisha: Rama frikacak! Tifozët në<br />aeroport e shanë dhe e fishkëllyen
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Ramë gjatë hyrjes për në aeroport u fishkëllye në mënyrë demostative nga tifozat kuq e zi.

Berisha e cilësoi kryeministrin si një frikacak pasi Rama nuk u kthye sic erdhi me eskortën por me autobuzin e kombëtares me qëllimin e vetëm shmangien e përballjes me tifozët e revoltuar.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha nënvizoi se tifozët ishin revoltuar për shkak se ditën e ndeshjes me Serbinë policia ka ushtruar një kontroll të rreptë.
 
Postimi i plotë në “Facebook” i Sali Berishës: 
Nje akt prej frikacaku!
Rama u sha dhe u fishkellua dje ne hyrje te aeroportit nga tifozat kuqezi. Ai, i tmerruar kthehet i "strehuar"qe ne piste me autobuzin e kombetares. Te dashur miq, dje Edi Rama dhe eskorta e tij u shane rende dhe u fishkelluan tek hynin ne aeroport nga tifozat kuqezi, te revoltuar me te per shkak te terrorit shteteror policesk te ushtruar ndaj tyre ne Elbasan dhe Tirane gjate ndeshjes me Serbine, anullimit te biletave te tyre, arrestimit te Ballist Morines si dhe dyshime te tjera qe ata kane per Ramen.
 
Rama i trembur e i frikesuar gjer ne palce nuk guxoi te kalonte ne kthim nga erdhi, me eskorten e tij, por si frikacak ju tha shoqeruesve se ai, per shkak te sigurise duhet te kthehej me autobuzin e kombetares, ne te cilin, nga frika, Rama hypi dhe u "strehua"qe ne piste. Po nga frika, ai, nga tmerri i tij urdheroi qe autobuzi te mos ndalonte aty ku qindra e qindra fansa kuqezinj prisnin per t'u pershendetur me ekipin e tyre fitimtar te zemres, prej shume oresh. Ky xhest i ulet prej frikacaku u percoll me revolte dhe sharje, fishkellima dhe vuuuuuuuuu te zgjatura e nga kuqezinjte e revoltuar ndaj tij!
Por Rama ndali vrapin vetem para zyres se tij. Aty, i zbehte dhe i tronditur shfryu mllefin ndaj kuqezinjve te armiqve te tij me te fundit. Ai arriti te qetesohet vetem pasi u lirua ne median e tij personale vone ne darke!
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat