TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë Rama për përzgjedhjen e shoqërisë “Crown Agents Limited” për kontrollin e korrupsionit në dogana. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se “agjencia private e përzgjedhur nga qeveria Rama-Meta është në listën e zezë nga Banka Botërore dhe e përzënë nga Bullgaria”.
Sipas Berishës, ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas votimit në Parlament të dekretit të gropës. Me këtë dekret qeveria në vend që 4 muajt e fundit të vitit të ruante më së paku nivelin mesatar mujor të mosrealizimit të të ardhurave në tatime dhe dogana, të njëjtë me nivelin e muajve të fushatës elektorale dhe atyre pas zgjedhjeve, rriti me 4 herë mosrealizimin e tyre. Me këtë dekret ajo krijoi në 4 muaj, me ligj, një gropë në të ardhurat e buxhetit prej 220 milionë dollarë”, shkruan Berisha.
Më tej, në reagimin e tij, ish-kryeministri thekson se ky vendim është kundërshtuar nga vendet partnere, Banka Boterore dhe FMN, dhe “më së fundi mësojmë se Komisioni Europian, departamenti respektiv, ka shprehur qartë kundërshtitë e tij për këtë vendim absurd të qeverisë Rama-Meta”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com