Berisha: Rama ka përdorur zyrtarin e FBI-së si 'vrasës me pagesë', e përdori kundër opozitës! Pse u zhduk sot?

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi u mbyll seanca dha një deklaratë për mediat ku u ndal sërish në takimin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama e ka përdorur McGonigal si 'vrasës me pagesë', ndërsa e akuzon se i ka dhënë para për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

"Kërkesën legjitimi të një grupo deputetësh për të zhvilluar debat me urgjencë. Çështje që ka tronditur deri në palcë vendet e lira. Imagjinoni ju se çfarë afere është e implikuar Shqipëria. Imagjinoni ju sesi ky kryeministër me veprimet e tij ka vënë në kërcënim, rrezik sigurinë e SHBA, NATO, e botës së lirë. Imagjinoni ju një vrasës me pagesë, që merr para nga kryeministri për të vra opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë. Rama është sot njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Kam bindjen se drejtësia amerikane do thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, por para saj duhet të flasin shqiptarët, parlamenti, qytetarët. Rama me dy bashkëpunëtorë, ka trajtuar si aset privat shefin e punëve të inteligjencës së FBI. Njeriu përgjegjës për të ndjekur të gjitha rrjedhjet e spiunazhit në SHBA. E patë Lindën si u soll apo jo. Sikur s’ka ndodh asgjë, kurse ai është zhdukur. Vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare. Në anën tjetër theksoj se Rama ka përdor Charles McGonigal si vrasës me pagesë për të falsifikuar, manipuluar kundër opozitës shqiptare. Kjo përbën krim ndërkombëtar për të cilin do kërkojmë nga autoritetet amerikane t’i japin dënimin më të rëndë", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK! Alibeaj: Kërkojmë shkarkimin e Nikollës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja