Berisha: Rama ka urrejtje të papërmbajtur për opozitën, mori peng demokracinë! Duhet të bënte transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha

Sali Berisha vijon akuzat ndaj Edi Ramës se kishte qëllim të merrte peng PD. Duke iu refereruar dosjes amerikane të Charles McGonigal, Berisha thotë se Rama duhet të bënte transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha, por zgjodhi të ndiqte një tjetër rrugë.

“Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, ai duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Lulzim Basha. Kishte rrugë ligjore kushtetuese. Rruga ligjore ishte prokuroria shqiptare dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI.

Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA. Hetimi mund të bëhej i plotë. Por ai kishte një qëllim tjetër: të merrte peng, siç e mori, ish-kryetarin e PD-së, për rrjedhojë Partinë Demokratike. Vetëm një njeri që nuk ka nocionet më minimale, ose nuk respekton nocionet më elementare të demokracisë, vepron në këtë mënyrë. Një kryetar opozite, kur shkel rregullat, shkarkohet. Kur shkel ligjet, përballet me pasojat ligjore. Por peng nuk merret kurrë.

Shikoni se çfarë bën Edvin Koleka. Çfarë urrejtje të papërmbajtur ka ky njeri për opozitën? Po more peng kryetarin e opozitës, ke marrë peng demokracinë. Kjo ndodhi”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Është i përjashtuar nga seanca, Berisha sfidon Kuvendin: Nesër do bëjmë parlament, s’ka masë që na ndalon! Rama kërkon ta kalojë me Alibashën


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025