Berisha: Rama kandidoi në
Vlorë sepse humbi Tiranën
Në një takim me strukturat e PD-së pasditen e së martës, kreu i qeverisë, ndërsa ka shprehur pikat kyçe të kësaj fushate, me në qendër siç theksoi ai, interesin e qytetarit, tha se kandidimi i Ramës në Vlorë do të thotë se kundërshtari i tij politik, e ka humbur Tiranën.
TIRANE - Fushata elektorale e PD-së po fokusohet së tepërmi në Tiranë dhe kjo sipas kryeministrit Berisha, do të sjellë fitoren e mandatit të 18 të kësaj force politike në kryeqytet. Në mbledhjen me strukturat e PD-së pasditen e së martës, kreu i qeverisë, ndërsa ka shprehur pikat kyçe të kësaj fushate, me në qendër siç theksoi ai, interesin e qytetarit, tha se kandidimi i Ramës në Vlorë do të thotë se kundërshtari i tij politik, e ka humbur Tiranën.
“Tirana po e udhëheq me një entuziazëm të madh fushatën e Shqipërisë. Tejkalimi i mandatit 18 duhet të jetë objektivi ynë i palëkundur. Mos e merrni të thjeshtë këtë punë, se kjo ishte më e rëndë se e para. Largimi i tij nga Tirana është dorëzim i betejës, pa hyrë në betejë”,-tha Berisha.
Sakaq, kryeministri nuk ka lënë ironinë sa i përket të ashtuquajturit autobos të Rilindjes, i vetmi vend ku Rama, sipas kreut të qeverisë, po kryen fushatën.
“Nuk ka fushatë faktikisht, fushatën ia mori autobusi atij”,-theksoi ai.
Në fund të mbledhjes, kryeministri ka përsëritur thirrjen ndaj socialistëve për propozimin e emrave të rinj në
KQZ, për t’u votuar në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të së enjtes, e cila ka në rend 3 ligjet e ashtuquajtura të integrimit dhe aministinë fiskale.
“I bëj thirrje që ditën e enjte të konsierojë në mënyrë më serioze, të sjellë kandidaturat, ne jemi të gatshëm t’i votojmë, siç t’i sjellin. 3 kanë dhënë dorëheqjen, ne jemi të gatshëm të pranojmë 3 anëtarët e KQZ-së, që do të propozojë zoti Rama. E entja është një ditë shumë e rëndësishme, pavarësisht se efekti mbi statusin këtë vit, është zero”,-u shpreh kryeministri.
Mbledhja me strukturat e PD-së u bë pas takimit që Berisha pati me zv.ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44