Berisha: Rama me ligjin për
"FBI" kryehetuesi i vetes e shtetit

Berisha: Rama me ligjin për<br />
TIRANË - "Jo kryepolici, por Edi Rama do jetë kryehetuesi i shtetit, i cili do te vendosë për hetimin dhe do të hetojë Ramen kryeminister të vendit". Kjo ka qenë "jo shakaja" e komentit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook ndaj hartimit të ligjit të ri të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilin e ka quajtur "antikushtetues". "Ky është një akt heroizmi socialist", e ka quajtur Berisha, duke kritikuar se "në kundershtim me Kushtetuten e vendit, nenin 163 te saj, qe thote se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorise hetimin dhe ia kalon ate Policise". Ja komenti i plotë i Berishës:

VENDIM HEROIK: RAMA VENDOS PER HETIMIN E TIJ!

Te dashur miq, mazhoranca Rama - Meta hartoi ligjin e ri antikushtetues te krijimit te FBI ne Shqiperi, pra byrose kombetare te hetimit.

Ne kundershtim me Kushtetuten e vendit, nenin 163 te saj, qe thote se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorise hetimin dhe ia kalon ate Policise dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do te jete dhe kryehetuesi i shtetit. Rama i kthehet keshtu pasionit te atit te tij shpirteror Enver Hoxhes dhe daje Kolekes. Por kjo eshte vetem njera ane e zeze e medaljes apo sakrifices se Edi Rames. Ana tjeter sterre e saj eshte fakti qe do jete Rama, vete ai, i cili do te vendose per hetimin e Presidentit te Republikes, bashkekryetarit te mazhorances Meta dhe ministrave te tij. Por prisni sakrificen sublime te Edvinit!

Sipas ketij ligji, dhe mos kujtoni se po tallem, do te jete Rama kryehetuesi i shtetit, i cili do te vendose per hetimin dhe do te hetoje Ramen kryeminister te vendit. Ky eshte nje akt heroizmi socialist. Rama do te vendose per hetimin e tij. Miq, keto jane karnavalet e pushtetit Rama - Meta! sb"

berisha facebook

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit