TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme grupet e punës së degëve të Tiranës dhe iu ka dhënë porositë për protestën e thirrur më 11 shkurt. Krerëve të degëve e sekretarëve Berisha u tha se ka ardhur koha që të zbresin në terren. Tirana sipas Berishës do të jetë qendra e betejës në zgjedhjet e 14 majit dhe se në këtë garë elektorale do të t’i japin Ramës atë që meriton, ta largojnë nga pushteti.
“Në këtë revolucion Tirana do jetë në krye, duhet të udhëheqë, të jetë uragani që dua të trondisë dhe të shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Ramës”, tha Berisha.
Ditën e sotme në Apel u përcaktua gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen për vulën e PD-së, por sipas Berishës Rama po e mban peng vendimin. Sipas Berishës, qëllimi i Ramës është që t’i pengojë ata të futen në zgjedhje, por ai theksoi se nuk mund të përjashtohen dhe se do futen në zgjedhje e do marrin edhe fitoren.
"Mendon se në këtë mënyrë do na përjashtojë. Ne kurrë nuk përjashtohemi, do marrim pjesë në zgjedhje dhe do e fitojmë", u shpreh Berisha.
Berisha u ndal sërish në akuzat ndaj Ramës se ka lobuar që ish-kryeministri ta shpallet non grata. Berisha tha se Rama ka korruptuar George Soros dhe agjentin e FBI Charles McGonigal që SHBA ta fuste në listën e zezë.
“Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën. Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte”, tha Berisha.
Në fund Berisha tha se nuk do ta lëshojnë parlamentin, por do të bëjnë betejë të fortë, ndonëse maxhoranca po përpiqet që të mos i lërë ata të flasin në Kuvend.
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë Edi Ramën se po mban peng vendimin në Apel për çështjen e vulës së PD-së. Sipas Berishës Rama po e bën këtë me qëllim që t’i pengojë ata të futen në zgjedhje. Në takimin me krerët e degëve në Tiranë, Berisha tha se ata do të futen në zgjedhje dhe do t’i fitojnë.
Mendon se në këtë mënyrë do na përjashtojë. Ne kurrë nuk përjashtohemi, do marrim pjesë në zgjedhje dhe do e fitojmë. Ai këtë e ka shumë të qartë. Ne jemi njerëz të betejës dhe jo të bojkotit.
Berisha tha se ka ardhur koha që ta largojnë Edi Ramën nga pushteti dhe t'i japin fundin që meriton.
"Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet është mënyra më armiqësore, amorale. Kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë është një akt që tejkalon çdo imagjinatë, përdorimit të korrupsionit të stërfuqishëm ndërkombëtar në luftë kundër një opozite. Për të lënë një vend pa opozitë. Më tragjike bëhet kjo, kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafioz nuk ka, vend pa të korruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve, por e theksova për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, për pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste m metoda të reja ndaj opozitarizmit, ndaj pluralizmit, ndaj demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. Nuk mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin.
I ndiqni ju se çfarë zhvillohet aty. Aty ka një marionetë e shplarë nga çdo normë ligjore, dhe morale, e politike, që zbaton verbërisht urdhërat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat, 4 deputetë të një grupi. Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi nuk parashikon asnjë formë përjashtimi për deputetin. Ua solla këtë shembull përsëri për të theksuar se çfarë janë të aftë të bëjnë ky grup kriminal, antidemokratik, hajdutësh që nuk njohin asnjë lloj norme e morali. Nuk ka asnjë vlerë kjo se po i numërojmë, por vlerë ka betimi ynë, për ti qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu", tha Berisha.
Ty te ka humb vula me koh o kerme e keqe!!
PërgjigjuSali Bajga burri më i poshtër në historin e kombit Shqiptar. Kriminel , hajdut, mashtrus, flliqsir.
PërgjigjuSE jeni budallenje legena e mashtruse Rama ja u ka fain juve yyyy plera
PërgjigjuA nuk ha nje mut te madh?
PërgjigjuIku koha1996 kur i rrifshe dhe i gjakofshe e sakatovshe socialiste! o krimineli ndyre qe edhe Enverit ja kalove! Mjer ajo Parti me ty.
Përgjigju