TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha "i ka qarë hallet" i shqetësuar ambasadorit holandez, Martin de la Beil, për mungesen e plotë të programit ekonomik të qeverisë Rama dhe aktin e fundit normativ të saj për buxhetin. Kjo gjatë takimit të sotshëm, në të cilin ambasadori i dorëzoi Berishës letrën e Kryeministrit holandez, Mark Rutte.
"Me këto të dyja me siguri do të zhysë në krize ekonominë e vendit", theksoi Berisha, duke shtuar se "sipas te gjitha vleresimeve te huaja dhe te vendit ekonomia vazhdon rritjen dhe nuk ra në recesion. Por mungesa e programit ekonomik dhe akti i fundit normativ i Rames per buxhetin deshmojne se kjo qeveri me masat e saj po shtyjne ekonomine drejt krizës", tha Berisha.
"Kjo sepse, së pari, me akt normativ u vendos të rritet borxhi publik duke marrë borxh në 4 muaj 40 miliardë lekë, ndërkohë qe ne, në 8 muaj morëm vetëm 35.7 miliarde leke" - theksoi zoti Berisha. Ai u shpreh se me kete akt, deficiti buxhetor, pa të ardhurat e privatizimit, rritet nga 49 ne 73 miliardë lekë ndërkohë që qeveria mund të merrte borxh vetëm 15 miliardë lekë pa rritur kufirin e borxhit siç po bën.
Berisha theksoi se për rritjen me çdo kusht të borxhit publik Rama, jashtë çdo kriteri, ka përfshirë në borxhin publik detyrimet e organeve tatimore ndaj biznesit, të cilat jane 3.5 herë më te vogla se sa detyrimet e biznesit ndaj organeve tatimore por që në çdo vend këto marrëdhënie rregullohen nga legjislacioni fiskal.
Berisha theksoi gjithashtu se qeveria kërkon me çdo kusht të rrënojë disiplinen fiskale, pasi në rast se qeveria e PD në 8 muaj të këtij viti nuk realizoi me 2 miliardë lekë të ardhurat mujore, Rama dekretoi rritjen e mosrealizimit mujor me 4 herë, pra me 8 miliardë lekë në muaj. Ndërkohë që mosrealizimi neto në 8 muajt e parë te 2013, gjatë qeverisjes së PD, ishte 6 miliardë lekë, Berisha theksoi se "Rama ligjëron në aktin e tij normativ një gropë apo mosrealizim prej 24 miliarde lekesh duke nxitur keshtu kontrabanden dhe korrupsionin ne tatime dhe dogana".
Berisha u shpreh se "për të zhytur vendin në recesion të sigurt, Rama me akt normativ shkurton në mënyrë dramatike me 100 milionë dollarë investimet publike për shkolla, rruge, etj, faktor ky i rendesishem i rritjes ekonomike dhe punesimit, nderkohe qe rrit shpenzimet operative per zyra, udhetime, dieta etj per qeverine me 30 milione dollare, pra ne masen 30%".
Berisha shprehu shqetesim edhe se Rama ka ndermarre nje valë anulimesh te kontratave, koncesioneve pa asnjë bazë e arsye ligjore, vetëm e vetëm se ato janë marre pas datës 23 qershor nga qeveria në ushtrim të mandatit kushtetues, duke krijuar frikë dhe panik tek investitorët e huaj dhe duke futur vendin në një seri procesesh gjyqesore të humbura e te kushtueshme per taksapaguesit.

(Ish-kryeministri Berisha, ambasadori holandez Martin de la Beil dhe zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com