Berisha-Ramës: Thirri arsyes e
largohu, ose të kapim për rrecka

Berisha-Ramës: Thirri arsyes e<br />largohu, ose të kapim për rrecka
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard. 

Berisha i kërkoi Ramës t'i thërrasë arsyes dhe të largohet, për t'i hapur rrugë krijimit të qeverisë teknike.  

"Le t’i bëjmë thirrje Edvin Kristaq Ramës; thirri mendjes në të ka mbetur qoftë edhe një nanogram arsye, jep dorëheqjen, hape rrugën. Kjo e jona është betejë për votën, nuk është betejë për pushtetin. Pushtetin do ta vendosin shqiptarët me votën e lirë, por ne jemi të vendosur për çdo sakrificë për votën e lirë. I bindur të jesh se forcë në botë pa realizuar qëllimin tonë nuk do të mund të na pengojë. Mblidhi këtu në Kryeministri të gjithë vrasësit e Shqipërisë, të gjithë trafikantët e Shqipërisë, të gjithë pengmarrësit e Shqipërisë. Je i pashpresë.

Më mirë dorëzohu, më mirë prano qeveri teknike, hapi rrugë vendit dhe të ecim përpara. Lëri përpjekjet. Ti je peng i krimit. A e dëgjuat akuzat që i bëri Saimir Tahirit të nesërmen? Tek Balili tha Tahiri, nuk jam i filmuar unë, por je ti Edi Rama, dhe absolutisht është e vërtetë.  

Prandaj thirri arsyes, çadra është çadër lirie, çadër paqeje dhe mesazhesh qytetare, ndaj dëgjoji dhe largohu. Largohu se do të krehin me lecka! Kundër qeverisë dhe Edi Mavrisë"
, u shpreh Berisha. 

Protestat e opozitës Berisha e cilësoi revolucion demokratik, i cili sipas tij po ecën drejt triumfit përfundimtar.

"Ky është revolucioni demokratik i shkurtit 2017. Ky revolucion po ecën drejt fazës finale, triumfit përfundimtar. Përshëndes me shumë respekt të gjithë ata qytetarë, intelektualë, të cilët nuk ndajnë me ne të njëjtat bindje, por ndajnë me ne vlerën dhe besimin se vota e lirë është themeli i shoqërisë së lirë dhe kanë ardhur në këtë çadër", tha ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro