Berisha: Sajmiri i Divjakës ka një
mbiemër tjetër, që ia fsheh Rama

Berisha: Sajmiri i Divjakës ka një<br />mbiemër tjetër, që ia fsheh Rama
TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha ka vazhduar edhe sot me ngulm të publikojë të dhëna të reja, siç pretendon ai, për të zbardhur të vërtetën e avionit të rrëzuar në Divjakë.
 
Berisha ka ngulmuar në deklarimin e tij të mëparshëm se: “Piloti Italian Riformato, me urdhër nga lart, ka hyrë dhe dalë nga pika kufitare e Rinasit pa u regjistruar nga sistemi TIMS, gjë e cila nuk lejohet as për Presidentin apo Kryeministrin e vendit.
 
Së dyti, ka prova dhe dëshmi të pakundërshtueshme se drejtoresha e “Albkontrollit”, Balluku, bashkëpunëtorja e ngushtë e Rames, me porosi të tij, ka kërkuar të marrë në menaxhim dhe pronësi të Albkontrollit, Sallonin e Vipave në Rinas ndaj dhe Rama gënjen kur e mohon këtë dhe përpiqet të fshehë qëllimin e mbrapshtë të këtij projekti.
 
Së treti, Sajmir Bajrami është Sajmir Bega, por jo pa qëllim fsheh mbiemrin e vërtetë Bega mbasi ka lidhje te forta me politikanë shumë afër Kryeministrit, kështu që ndërrimi i mbiemrit është i vërtetë por kjo nuk i intereson Ramës që të merret vesh.

Së katërti, oficer të ndërgjegjshem dhe me integritet të lartë si dhe plotësisht të besueshëm të qarkut të Fierit kanë pohuar për opozitën se në tre raste para datës 10 maj kanë parë avion të ulur në rrugën e fshatit Bedat dhe janë urdhëruar që të mos merren me to. Rama nuk përgënjeshtron këtë fakt, por inicialet O. M.
 
Sipas tij, në qarkun e Fierit nuk ka oficer me këto iniciale. Natyrisht Rama kërkon emrin e vërtetë të oficerit që ta arrestojë me SHKB-në e Tahirit duke e shpallur agjent të opozitës siç arrestoi oficerin që kapi kushurinjtë e Tahirit me 1 kv drogë dhe njoftoi partnerët.
 
Me këtë rast dua t’i them “Ediskobarit” se ne nuk do shesim kurrë tek ai dëshmitarët”
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë