Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish bllof me fotot e kanabisit që publikon në Facebook. Berisha ka postuar në mesditë një foto ku duket një parcelë e kultivuar me marihuanë. “Në arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit në Shkodër rrethina”, shkruan Berisha në Facebook.

berisha

(Foto e publikuar nga Berisha në Facebook)

Në foto duken dy të rinj në mes të një are, ndërsa në pamje të qartë është e vështirë të përcaktohet vendndodhja e kësaj parcele. 

Por një komentues në statusin e Berishës shuan çdo kuriozitet. Edd MuraTi DB është profili i një të riu i cili shkruan se Berisha i ka marrë fotot e Facebook-ut, të cilat siç shkruan ai, i ka bërë në Hollandë.  

fotot

fotot

(Fotot në profilin e Facebook të Edd MuraTi DB)

Dhe në fakt, një kërkim i lehtë në profilin e Facebook të Edd MuraTi DB sheh pikërisht të njëjtat foto për të cilat Berisha thotë se janë të Tahirit dhe Shullazit në periferitë e Shkodrës. 

Ky është bllofi i radhës i Berishës pas atyre me parcelat e drogës në Zvicër dhe Kolorado të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, që sipas Berishës ishin shkrepur në Shqipëri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com