Besart Berisha ka shënuar golin e radhës për Melbourne Victory në fitoren ndaj Adelaide United me rezultatin 3-1.
 
Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Australisë, ndërsa shqiptari shënoi golin e tretë për ekipin e Melbourne Victory 8 minuta para përfundimit të takimit.
 
Melbourne Victory pas fitores kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Australisë.
 
Distanca e largët ka bërë që Berisha të mos grumbullohet me kombëtaren kuqezi, por nëse kualifikohet në Francë 2016 përgjigja mund të jetë pozitive. 


d.b/shqiptarja.com