TIRANE - Shërbimi Informative Ushtarak që prej vitit 2005 ka paralizuar dhe neutralizuar “Zyrën e Klerancës”, e cila është dhe zyra që mbikqyr dhe heton të gjithë efektivët e SHIU-t dhe veprimtarinë e tyre. Ylli Zyla ish shefi Shërbimit Informativ Ushtarak dha dorëheqjen fill pasi gazeta Shqiptarja.com zbuloi lidhjet e tij me disa tregtarë armësh.
Dokumentet treguan se Zyla ishte fuqiplotë në Shërbimin Informativ Ushtarak dhe i imunizuar nga çdo lloj kontrolli apo filtri në lidhje me veprimtarinë e tij. Shqiptarja.com ka kontaktuar dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë ofruar edhe detaje dhe informacion në lidhje me strukturën e SHIU-t dhe daljen tërësisht jashtë kontrollit institucional dhe shtetëror të këtij institucioni. Zyrtarët kanë vënë theksin sidomos te ajo që quhet “Zyra e Klerancës” dhe që është një zyrë jetike dhe e domosdoshme brenda strukturës së shërbimeve informative ushtarake.
“Ne jemi vend antar i NATO-s dhe për shërbimin informativ ushtarak vendet e NATO-s përdorin doktrinën e MAD-it (Shërbimi ushtarak gjerman). Kjo është përzgjedhur si doktrina më e mirë dhe më efikase për shërbimet ushtarake. Struktura gjermane imponon dhe krijimin e Zyrës së Klerancës e cila është një zyrë speciale brenda SHIU-t, por që nuk varet nga kreu i SHIU-t dhe kontrollon të gjithë aktivitetin e efektivëve të SHIU-t nga i pari deri te i fundit. Pra Klarenca është kundërzbulimi i SHIU-t, është SHIU i SHIU-t”,- thanë dje dy zyrtarët e mirëinformuar.
Shpërbërja
Nën kujdesin e ekspertëve të MAD-it gjerman në vitin 2002 nisën përpjekjet e para për krijimin e Zyrës së Klerancës pranë SHIU-t. Në vitin 2003 kjo zyrë filloi të kristalizohej, duke krijuar një qelizë të kësaj strukture Brenda SHIU-t, u caktua shefi i zyrës I cili mbështetej edhe nga katër specialistë shqiptarë të trajnuar dhe me certifikatë speciale sigurie. Moduli i shërbimit informativ ushtarak gjerman i cili është dhe moduli i zgjedhur nga NATO, imponon që Zyra e Klerancës të jetë një institucion në varësi direkte të Presidentit ose të Kryeministrit. Kjo varësi direkte e shefit të Zyrës së Klerancës nga Presidenti ose Kryeministri nuk është bërë pa qëllim. Një strukturë e tillë e mbronte dhe e garantonte shefin e Zyrës së Klerancës nga presionet e kreut të SHIU-t apo Ministrit të Mbrojtjes, pasi praktika e NATO-s parashikon se Zyra e Klerancës mund të hetojë dhe të mbajë nën kontroll të gjithë efektivët e SHIU-t përfshirë dhe kreun e SHIU-t por edhe Ministrin e Mbrojtjes dhe të gjithë kolonelët e gjeneralët e ushtrisë dhe të gjithë personat civilë apo subjektet private që kanë lidhje me veprimtarinë ushtarake. “Zyra e Klerancës praktikisht është garancia dhe kontrolli shtetëror mbi SHIU-n. Ekzistenca e kësaj zyre jep garanci shtetërore se SHIU dhe Ministria e Mbrojtjes nuk do kthehen në leva të pushtetit të radhës por do jenë institucione në funksion të shtetit. Në Nëntor të vitit 2005 shefi i kësaj zyre me vendim të ish ministrit Mediu doli në lirim, ndërsa katër specialistët që punonin me të u transferuan. Që prej asaj dite askush nuk e mbuloi më atë funksion”, - thanë dje për Shqiptarja.com dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kontrolli
Zyra e Klerancës nisi punë nën ekspertizën gjermane të NATO-s në vitin 2003 ndërsa ekspertët kishin parashikuar të bënin dhe ndryshimin e kuadrit ligjor të SHIU-t në vitin 2006, vit kur mendohej se struktura do të ishte gati dhe e kompletuar. “Në vitin 2006 ishte parashikuar krijimi i kuadrit ligjor që i jepte Zyrës së Klerancës kompetencat ligjore dhe proceduriale sipas vendeve të NATO-s. Këto ndryshime do të reflektoheshin në ndryshimin e ligjit për SHIU-n dhe kjo strukturë do të integrohej në shërbim në mënyrë të kompletuar. Por ndodhi ndryshe, në nëntorin e vitit 2005 qeliza e kësaj strukture u shpërbë dhe askush më vonë nuk u kujtua të zëvendësonte zyrtarët e spostuar të Klerancës apo ti jepte Zyrës së Klerancës kompetencat ligjore sipas standardeve të NATO-s”, shprehen zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tyre, nëse do të funksiononte kjo zyrë, kreu i SHIU-t Ylli Zyla dhe tregtarët e armëve të lidhur me të do të ishin verifikuar dhe filtruar në lidhje me aktivitetin e tyre dhe skandali do të ishte parandaluar. Ekspertët shprehen se Zyra e Klerancës është dhe zyra që parandalon infiltrimin e shërbimeve të zbulimit “jo miqësore” në rangjet drejtuese të SHIU-t apo në rangjet drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Ushtrisë.
/Shqiptarja.com