Bardhi e të besuarit e tij në kryesi pa votim të drejtpërdrejtë, Berisha gjen 'rrugë statutore' për t'i dhënë post te Rithemelimi

Ndonëse ende fati i vulës së PD është në dyert e gjykatave, Gazment Bardhi finalizon bashkimin me Rithemelimin të martën, kur Berisha nga arresti i shtëpisë do ta shpërblejë me postin e nënkryetarit. Bashkë me Bardhin, nënkryetar bëhet edhe Agron Gjekmarkaj për shkak të detyrës që mban si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Me këto ndryshime, që çojnë në 4 numrin e nënkryetarëve të Rithemelimit, aq sa ka aktualisht PD e Lulzim Bashës, ndryshon edhe kryesia e Rithemelimit, që për shkak të “paktit të bashkimit” fryhet me figura të grupit “Bardhi”.

Por cila pritet të jetë përbërja e re e Kryesisë së Sali Berishës?

Listës prej 37 emrash, do t’i bashkohen kryesia e grupit parlamentar (Nënkryetari i Grupit Ervin Salianji, kryetaret e Komisioneve Parlamentare të opozitës Jorida Tabaku e Zheni Gjergji, por edhe nënkryetarët e komisioneve, emra si Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti apo Ferdinand Xhaferraj.

Futja e këtyre figurave, të rreshtuar rishtazi krah Berishës në kryesi, nuk do të bëhet me votim të Këshillit Kombëtar, ashtu sikurse statuti aktual i PD së Rithemelimit përcakton, se nënkryetarët votohen me votim të fshehtë, por përmes ndryshimeve statutore.

Këshilli Kombëtar që mblidhet të martën nuk do të votojë drejtpërdrejtë për emrat, por ndryshimet e statutit që çojnë automatikisht në kryesi grupin “Bardhi”.

Kështu, nenet që pritet të ndryshojnë në statutin e Rithemelimit janë ai 51, që përcaktohen se PD e Rithemelimit ka 2 nënkryetarë, një prej të cilëve është edhe kryetar i grupit parlamentar. Ndryshimi duhet të përcaktojë shtimin e dy nëkryetarëve. Ndryshim do të kenë edhe të gjithë nenet që përmendin togfjalëshin “dy nënkryetarë”.

Neni tjetër që ndryshon gjithashtu është edhe ai 47, për përbërjen e kryesisë, ku në pikën 1 të saj, do të futen si anëtarë kryesie edhe kryetarët e nënkryetarët e komisioneve.

Këto dy pika, do të çojnë grupin”Bardhi” pa patur nevojë për votim të fshehtë të Këshillit Kombëtar drejtpërdrejtë në kryesi.

Pikëpyetja është nëse Jorida Tabaku do të pranojë të jetë pjesë e kësaj kryesie, në kushtet kur ajo ende nuk është pozicionuar qartë në PD e Rithemelimit dhe sipas burimeve për Report Tv ajo nuk do të jetë pjesë e mbledhjes të martën.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 04/03/2024 06:59

    Ja edhe bashkimi ndodhi! Tani pritet uragani popullor që do përmbysë autokratin Rama dhe pastaj me zgjedhje të lira do sjellë në pushtet PD me kryetar dhe kandidat për kryeministër Sali Berishën,që pastaj amerikanët të heqin non grata të Saliut dhe familjes të tij. Por,nëse ka një njeri në Shqipëri që urren zgjedhjet e lira ky është Sali Berisha! Ose më mirë,pranon vetëm ato zgjedhje ku fiton vetë... Partia demokratike është vërtetë parti kartoni siç thotë komenti më lart,por përveç kësaj i ka mbetur mendja në 1998....

    Përgjigju
  • Linda: 03/03/2024 18:20

    Anetaret qe kane neper rrethe perse nuk propozohen per keto pozicione apo i kane sa per numer?? Parti prej kartoni pa themele pa struktur parti private e blere dhe e shitur per interesa personale!!Personat me negativ Bardhi + Sude Tabaku + Dhurata Cupi qe nuk kane qofte dhe 1 like ne media nga ndjekesit po i ve ne krye! Gjera shume te fshehta dhe te rrezikshme po luftojn te zhdukin dhe groposin ky grupim po nuk do ti shpetojn dot " shpikjeve" te drejtesis dhe popullit!

    Përgjigju
  • Vlonjati: 03/03/2024 13:58

    Saliu eshte me keq se Enveri qe nuk e leshoi pk dhe saliu dhe i ndaluar do te shpik ligje e statute me votime dhe emerime te servileve e te santazhuarve si zevendesa te kryetarit per te qene i pazevendesushem Gjynaf per ATA qe lodhen poste ballkonit Duke i bere freski

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër