Berisha shpërblen Gazment Bardhin, e bën nënkryetar! Ndryshimet miratohen të martën, a do pranojë Jorida Tabaku të futet në kryesinë e Rithemelimit?
Sali Berisha, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi
Pas bashkimit me grupin e Rithemelimit, Gazment Bardhi duket se ka marrë ‘shpërblimin’ nga Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën 'Partizani'. Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit, ku anëtarët pritet të miratojnë disa ndryshime statutore të cilat do t’i hapin rrugë ndryshimeve në strukturat e partisë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mëson se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të bëhen nënkryetarë të Rithemelimit, krahas dy nënkryetarëve të tjerë Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit. Sipas ndryshimeve që pritet të miratohen, kreu i grupit parlamentar, Bardhi, merr njëkohësisht edhe funksionin e nënkryetarit.
Po ashtu të njëjtin rol do e marrë edhe Gjekmarkaj për shkak të funksionit si nënkryetar i Kuvendit. Me miratimin e këtyre ndryshimeve, Bardhi pritet të marrë edhe një zyrë në selinë e Rithemelimit.
Kjo lëvizje e Rithemelimit do të afrojë edhe të tjera figura të grupit Bardhi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se do të ndryshojë edhe përbërja e kryesisë së Rithemelimit. Me rëndësi është emri i Jorida Tabakut, e cila pritet që të bëhet pjesë e Kryesisë, si kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit.
Mbetet për t’u parë nëse Tabaku do të pranojë të rreshtohet krah Rithemelimit, pasi ajo ka mbajtur një distancë me këtë grup që kur iu afruan përfaqësuesit e Bardhit. Madje ajo nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet që janë zhvilluar në selinë e Rithemelimit.
Pjesë e Kryesisë së Rithemelimit pritet të bëhen gjithashtu edhe deputeti Ervin Salinaji si zv.kryetar i grupit parlamentar, por edhe Zheni Gjergji si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.1%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Kur Rama e Berisha lenë takim tek kangjellat e SPAK!
19 Shkurt, 19:59
-
Petraj: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë në SPAK! Meta mund të lirohet! Topalli: Politikanët e fshehin pasurinë te të afërmit
19 Shkurt, 19:28
-
Gara për një vend në listën e Berishës, çmendet edhe Jorida Tabaku ''e moderuara''
19 Shkurt, 15:59
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41
-
'Me shpifësit shihemi në gjyq', Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s'kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë
19 Shkurt, 15:05
-
Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës
19 Shkurt, 14:02
-
New York Times: Heqja e non gratës? Berisha: LaCivita nuk ka tagër për qëllime lobimi, kompania është marrë për zgjedhje
19 Shkurt, 13:07
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Ylli Pata: Iku Helidoni, po kë ka 'vitrinë' politike Sali Berisha në Shkodër?
18 Shkurt, 20:18
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
pak me 4 nenkryetare PD !? shtoni edhe 10 akoma...
PërgjigjuQenkan paisur të gjithë me poste
PërgjigjuNenkryetare 1-Bardhi 2-Gjekmarkaj 3-Boci 4-Bylykbashi dhe sigurisht kryetari/mbreti Berisha i mbyllur ne kuvli. Duken si Keshilli i larte i Regjences ne Shqiperi ne kohen e pushtimit nazi-fashist!
PërgjigjuGaz Spata, Jorida Gjoka, Sali Maneku halli i rithemelimit
PërgjigjuTani u be parti complete PD populli ta votoi partin e verrete shkatrrimtare te ketyre viteve
PërgjigjuVendosja e Bardhit nga Berisha si nenkryetar mund te themi se me ne fund ka gjetur" tenxherja kapakun"!!Sude Tabaku e ka filluar qe ne adoleshens karieren politike ne partin demokratike dhe e vazhdon deri sot me moral dhe deshir rrugen e grabitjes te pasurive te luajtshe dhe te pa luajtshme te Shqiperis ne bashkpunim te ngusht me Berishen ,jane deri ne fund te pa ndare!
Përgjigju