Ai përsëriti edhe një herë se “Qeveria po konsideron ulje të mëtejshme të nivelit të taksave” ndaj biznesit dhe për këtë ftoi çekët të investojnë në vendin tonë.
“Turizmi po rritet në mënyrë shumë të ndjeshme në këtë vend”, deklaroi Kryeministrit i cili premtoi se “të gjithë ata që do të investojnë në zonat malore të këtij vendi do jenë pa taksa 8 vite” ndërsa “ata që do të zgjedhin brigjet do të kenë masa lehtësuese: nëse toka është publike do ta marrin me 1 Euro”.
Berisha u shpjegoi biznesmenëve çekë se një tjetër arsye për të investuar në Shqipëri është tregu i saj i punës me specifikat e veçanta të tij. “Shqipëria ka tregun e punës nga më të leverdishmit në Europë. Një treg pune fleksibël me punëtorë të shkolluar mirë, të rinj dhe të vendosur të punojnë shumë. Dhe kjo përbën një avantazh tjetër për të gjitha ata që konsiderojnë të investojnë në Shqipëri”, pohoi Berisha.
(im/shqiptarja.com)