Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se Shqipëria duhet të ngrejë padi civile ndaj Dcik Marty për shpifje.
'Çështja e Dick Marty, një mashtrues ordiner del këtu dhe përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. Ju kujtoj shqiptarëve se Sali Berisha me 24 shtator 2011 në sallën më prestigjioze të planetit në OKB ka denoncuar raportin e Dcik Marty-t, si ato që shkruhen në raport janë shpifje. Unë nuk i marrë të gjithë socialistët në një.
Edi Rama shiste ikona të vjedhura në Paris ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. Nuk votohen raportet është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për organe as për krime, as për shpinë e verdhë dhe as për shpinë e Bardhë. Shqipëria votoi sepse po të mos ishte votuar do të pranonte fajësinë dhe nuk do ishim sot në këtë rezolutë të cilën e unë e mbështes. Ato vetë duhet ta hidhnin Dick Martyn në gjykatë, të ngrinin padi civile për shpifje. Tani Shqipëria duhet ta hedhë, si për familjen Katuci, të cilën e futi në një stres të tmerrshëm, por edhe për emrin e Shqipërisë që paraqiti një vend në të cilin shkuleshin organe, çka u faktua se është gënjeshtër.
Kam një foto ku kam hedhur sloganin ‘një komb një qëndrim’. (Nxjerr një video në selinë e PD-së me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin). Nëse Edi Rama, Fatos Klosi e Frederik Imeri merreshin me afera të zeza, gjatë asaj lufte PD dilte në ballë dhe bërë gjithçka për pavarësinë e saj. Ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se e futët në spirale të lojërave të rrezikshëm ballkanike.'- tha Berisha.
Lajmi kryesor: