Ish-kryeministri godet Bashën në pikën e dobët nëpërmjet Kokalarit: E shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus! PD: Shpifje, do e padisim

DURRËS- Me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, demokratët po ia nxjerrin njëri-tjetrit në sy skandalet më të mëdha, edhe ato që i kanë mohuar me të madhe kur janë denoncuar nga mediat. Nga "Foltorja" në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka "shkundur karrigen" e Lulzim Bashës, duke thënë se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus.

Kjo akuzë vjen për herë të parë dhe thuhet pikërisht në "Foltoren" e Sali Berishës, i cili mesa duket me përjashtimin e tij po përdorë çdo kartë të mundshme kundër "birit të tij politik" që e largoi nga grupi i partisë që i vetë themeloi në vitet '90. Kokalari konfirmon edhe një tjetër akuzë shpesh herë është artikuluar në drejtim të kryedemokratit, se atij i është hequr viza amerikane për 2-3 vjet, por që tani më me përjashtimin e Berishës, atij i janë hapur dyert për të shkuar në Amerikë.

 “Arsyeja që u është dhënë të gjithëve që Berisha është përjashtuar është bërë fakt korrupsioni i tij, realiteti i tij është ndryshe, ai është përjashtuar, është u shkëmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lul Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe Amerikë, kjo është e vetmja arsyeja që Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar. Gjithsesi, këto ditët e fundit kam pasur sulme dhe pyetje që unë të bëhem kryetare e PD-së. Disa mendojnë që pi i rri afër Berishës që të bëhem kryetare e PD-së, unë nuk kam nevojë se ne e kemi kryetarin dhe ai është Berisha. Ju më doni në Amerikë dhe dua të flas pak për dosjen e Lulzim Bashës që ka ekzistuar në Amerikë dhe Shqipëri. Them pak sepse s'dua të shkoj në detaje, por është një dosje dhe ju mund të shkoni te agjencia ku regjistrohen grupet lobiste që prezantohen në Amerikë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe sepse çdo shtet kur vjen një administratë e re në shtëpinë Bardhë kanë për detyrë që të paguajnë njerëz që të ndërtojnë marrëdhënie me njerëzit në DASH, por ka shumë rregulla. Këtu është çështja ku Lulzim Basha u ngatërrua me veten, se po të ishte pak me tëpër i zgjuar nuk do fshihte fondet që po sillte nga Shqipëri për të lobuar për Lulzim Bashën. Në një periudhë shumë të shkurtët kam parë që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë, është shumë, se shqiptarët punojnë shumë gjatë për të bërë 25% e asaj shumë, për të kuptuar se ca shume e madhe është edhe me standartet e SHBA-. Problemi tjetër është që Basha përdori një kompani ruse dhe bëri një kontratë me firmën e lobimit sikur po bënin një konsulentë  për organizata shqiptare që do investonin në Shqipëri dhe kjo është ilegale. Kompania që përdori Lulzim Basha në Amerikë pati disa probleme dhe drejtuesi i tyre e deklaroi dhe atë pjesë të parave që e deklaroi nga kompania ruse.  Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vite dhe në këtë moment kjo dosje është mbyllur që të nxirrte Sali Berishën nga grupi parlamentar”. Do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të tjerë do kontrollojmë nëse Basha guxon të shkojë në Amerikë dhe shohim që ai ka marrë vizë ne do e bëjmë problem dhe  dosjen do ta çojmë në kongres. Lulzim Basha nuk shpëtoi veten, por i hapi “gropën” vetes se asnjë nuk do e braktisë Berishën. ", tha ajo

Megjithatë, nuk vonoi shumë Partia Demokratike me anë të një deklarate të lëshuar për mediat ka mohuar këtë akuzë, duke njoftuar se do e padisë nesër penalisht për shpifje Evi Kokalarin.

"Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, njoftoi PD.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Çfarë ndodhi sot në 'Foltoren' e Sali Berishës
Sali Berisha u ndal ditën e sotme me "Foltoren" e tij në Durrës. Kryetari dhe Sekretari i degës së kësaj forcë politike në Durrës i kanë qëndruar "besnik" Lulzim Bashës, duke mos marrë pjesë në këtë takim, e ndërsa ajo që vihet re është se të pranishëm ishin edhe drejtorët gjatë qeverisjes së tij, para 2013. Transmetimin "live" në Youtube nisi që nga rugëtimi i Sali Berishës në autostradë, një imazh që të krijon pak a shumë skenën e famshme në dasmat shqiptare të marrjes së nuses dhe "show" që bëhej.  Takimi nisi me 1 minutë heshtje për vdekjen e efektivit të Policisë, Saimir Hoxha, e ndërsa në vend të thirrjeve "Rama ik" tashmë u dëgjuan nga goja e vetë demokratëve "Basha ik". Ai përsëriti edhe njëherë akuzat në drejtim të Lulzim Bashës se është peng i Edi Ramës.

“Dështoi në çdo nismë të marrë nga viti 2013 deri më sot. Dështoi, dhe për këtë dështim, përgjegjësia absolute i përket atij që ishte në timon e PD. Unë kam pjesën time të pamohueshme të fajit. Dhe unë jam këtu për t’u kërkuar ndjesë. Ndonëse do të kenë dhimbje të madhe, si Rama dhe pengu i tij, i kanë aferat e përbashkëta te ky sipërmarrësi, porti do të mbetet port i perëndimit.  Ne nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë.”

Krah Berishës sot ishte dhe Oerd Bylykbashi, përpos Edi Palokës, Flamur Nokës,Igli Carës,Tritan Shehut.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Basha tha se do e padisë, Evi Kokalari e sfidon: Do punoj me kongresin për të kuptuar nëse akuzat për lobimin janë rrëzuar dhe pse! PD është e Berishës

Pasi PD tha se do ta padisë për shpifje lidhur me akuzat e saj se kreu i PD Lulzim Basha ka përjashtuar Sali Berishën nga partia për të mbyllur çështjen e lobimit rus, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish. Ajo thotë se në SHBA do të punojë për të kuptuar nëse akuzat për pagesën e paligjshme të lobimit rus janë rrëzuar dhe pse. Ndërkaq thekson se PD është e Berishës dhe ajo është bijë e saj.

“Hej Lulzim Basha. Ndërkohë, që do të kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe do të punoj ngushtë me anëtarët e Kongresit, për të kuptuar nëse akuzat për pagesën e paligjshme të një firme lobimi janë rrëzuar dhe nëse po, PSE? Partia Demokratike e Shqipërisë është e Sali Berishës dhe unë jam bijë e saj”, tha Kokalari.

Ora 19:58
Kokalari akuzoi Bashën se shiti Berishën për mbylljen e dosjes së lobimit rus, reagon PD: Akuza të rreme, do e padisim për shpifje

Pas deklaratave të aktivistes Evi Kokalari e cila tha se kreu i PD Lulzim Basha ka "shitur" Sali Berishën për mbylljen e dosjes së lobimit rus, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike. PD i quan shpifje deklaratat e saj dhe thekson se do ta padisë për shpifje ditën e nesërme Kokalarin.

“Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje. Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, shkruan PD.

Koklari sot në krah të Sali Berishës nga Durrësi u shpreh se Lulzim Basha e shkëmbeu mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/09/2021 02:24

    Evi Kokalari u frymezoka nga Q-Anoni! Pasi e pa se c'jane ne gjendje te shkaktojne teorite konspirative ne U.S.A.,erdhi aty dhe vendosi t'a provoje se mos gjen dhe ne Shqiperi budallenj kokedru qe te bejne per llogari te Berishes, nje copycat te 6 Janarit sic u be ne U.S.A per Trump.

    Përgjigju
  • Populli: 29/09/2021 19:33

    Zihen minjte kesmeti i maces

    Përgjigju
  • Jani: 29/09/2021 19:15

    E cuditshme ne jug kete ndyresira e kombit e duan vetem ata qe jane pwraekuruar nga enveri.....dhe tani bashki hen me secretarial e partise te asaj kohe...pika ne koke...

    Përgjigju
  • Gabim taktik: 29/09/2021 18:01

    Evi mund te pretendoj cfare te doj per pazare dosjesh. Kjo qasje nuk e shpeton dot Berishen. Evi ka bere shume gabim qe ne te shkuaren e ka prezantuar veten me mbierin grek Angelakis, edhe pse kohet e fundit prezantohet si Evi Kokalari. Minimalisht duhet te kishte hyre ne skenen publike qysh ne fillim me mbiemrin Kokalari qe dyshimet te mos ishin kaq te forta dhe te dukshme. Sa me shume qe Angelakis i qendron afer doktorrit, aq me shume pune i prish sepse doktorri ka nje histori problematike me ceshtje qe mbajn ere tradheti kombetare (qendrimi i tij ndaj Rambujese, tregetia e naftes me Jugosllavine, etj.).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë