TIRANE - Kryeministri Berisha foli gjatë ditës së sotme edhe për djegien e grevistit të dytë nga shtresa e ish të burgosurve politikë. Ai tha se i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, që të kujdeset për ta dhe se sipas tij ky është qëndrimi i mbajtur ndaj grevës. Kryeministri tha se siguria në tentativën e dytë që vjen nga grevistët për tu vetëflijuar, nuk ishte në lartësinë e duhur. Kryeministri nuk specifikoi qartë se ndaj kujt bie kjo përgjegjësi, por theksoi se do të vihen para përgjegjësisë.
“Sigurimi i grevës dhe kushteve të saj në rastin e dytë ka qenë jo në lartësinë e duhur dhe personat përgjegjës duhet të nxjerrin përgjegjësitë e tyre. Rasti i dytë duhej të mbrohej. Ka pasur një shkelje mbrëmë dhe është futur benzinë bashkë me ujë, çka nuk do të ndodhi më.”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë e ka quajtur kriminel, shokun e ish të burgosurit Gjergj Ndreca i cili ndihmoi atë të digjej, Pal Shtjefni. “Në rastin e parë ai që i vuri flakën shokut të tij, është një kriminel i cili duhet të përballet me të gjithë rreptësinë e ligjeve”, tha Berisha.
Kryeministri Sali Berisha tha se ndaj tyre është bërë dëmshpërblimi, ndërsa vijoi me cilësimin e tij ndaj grevës duke e quajtur sërish si një grevë politike.
“Kësaj shtrese të stërvuajtur ne i kemi dëmshpërblyer mbi 100 milion dollarë me vlerë identike me lekun. Përveç këtyre ju kemi dhënë 200 apartamente banimi dhe më shumë. Lekët e privatizimit janë ble me këto lekë dhe jo me të gjitha se 700 mln lekë janë përdorur për aksione kurse 3.8 miliardë janë blerë me to me çmime simbolike 2763 sipërmarrje fabrike dhe ndërmarrje si përshembull, Ndreca ka marrë fabrikë mielli në Laç, kredi të zbutur për fabrikën e derrave, s’ka paguar kredinë dhe ja ka marrë banka. Këtu ka të vërteta të hidhura. I kemi qëndruar këtij problemi dhe do t’i qëndrojmë. Greva ka aspekt politik dhe do të respektohet. Siguria do shtohet për ta. Greva, theksoj mirëfilltaz politike, do të respektohet.”, tha sot Kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp me ambasadorin Sequi ku ky i fundit i dorëzoi raportin e progresit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com