Berisha: Sorosi kryespekulant
lidhjet me Ramën përmes një gruaje 

Berisha: Sorosi kryespekulant<br />lidhjet me Ramën përmes një gruaje 
Ndonëse prej 25 vitesh në politikë, qoftë si President apo edhe si kryeministër prej 8 vitesh, Sali Berisha ka ruajtur një qëndrim distancues ndaj miliardierit George Soros dhe projekteve të tij në Shqipëri, ish lideri demokrat asnjëherë nuk e ka akuzuar atë. Sot, Berisha adresoi për herë të parë akuza të ashpra ndaj amerikano-hungarezit dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje të forta me të.
 
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Sorosi është një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste. Ai theksoi gjithashtu se lidhjet mes tij dhe Ramës mbahen nga një femër.

Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste. Midis Sorosit dhe Edit, cherchez la femme, po kjo është histori tjetër. Po po, me dokumente, ja si qeshin, të gjitha këto e dinë këtë”, u shpreh Berisha

Ish lideri i PD  lexoi një sms nga një zyrtar i Transparency International, i cili thotë se Rama në bashkëpunim me Sorosin shkarkoi grupin e punës që do të merrej me raportin për matjen e korrupsionit në Shqipëri.

Z.Berisha, unë jam emëruar në shtator nga Transparency International Berlin si team-leader për të hartuar raportin e anti- korrupsionit për Shqipërinë. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testimet dhe mbledhjet në terren. Pas dërgimit të katër kapitujve në Berlin, qendra atje u shqetësua shumë. Kam marrë e-maile ku kërkonin përsëritjen e testimeve në mënyrë të paargumentuar në dhjetor 2014. Krejt papritur kërkojnë shkarkimin e krejt grupit dhe pas 3 muajsh fillojnë procedurën për mbylljen e TIA-s në Tiranë.Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di kush e ka vijuar punën në vendin tonë. Skandali që morëm vesh më vonë ishte se ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri, i cili me pritshmëri të lartë u thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Drejtori ekzekutiv i TI në Berlin është ish kryetar i Bashkisë së Budapestit, lidhje e ngushtë i George Soros dhe mik i Edi Ramës”, thuhej në mesazhin e lexuar nga Berisha në Kuvend.  
 


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur