Berisha s’shkon dot, Bylykbashi e Këlliçi takime në kongresin Amerikan: U fol për ‘McGonigal’ dhe përpjekjet për të zhdukur opozitën në Shqipëri

Berisha s’shkon dot, Bylykbashi e Këlliçi takime në kongresin Amerikan: U fol për ‘McGonigal’ dhe përpjekjet për të zhdukur opozitën në Shqipëri

Oerd Bylykbashi, kongresmenin republikan Michael Guest dhe Belind Këlliçi

Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, deputetë të grupimit të Sali Berishës, kanë zhvilluar një vizitë në SHBA. Ato bëjnë me dije se kanë bërë takime me kongresmenë të Kongresit amerikan dhe kanë diskutuar skandalin, siç e cilësojnë ata, të korruptimit të agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Deputeti Këlliçi në një postim në Facebook theksoi se së bashku me deputetin Bylykbashi kanë takuar Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi.

"Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama. Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Nga ana tjetër, deputeti Bylykbashi theksoi se në takimin me kongresmenin Michael Guest në Washington e ka informuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

"Informuam mbi situatën kritike ku ndodhet demokracia shqiptare dhe përpjekjet për të penguar PD të garojë në zgjedhje, në një sulm të paprecedent kundër pluralizmit në Shqipëri.  Skandali McGonigal, hedh dritë në pusin e errët korruptiv që tregon përpjekjen shumëvjeçare të Edi Ramës për të shkatërruar PD. Ky skandal tregon një herë e përgjithmonë se sa larg ka shkuar Rama për të mbajtur me çdo çmim pushtetin dhe me çdo kusht" theksoi Bylykbashi .

Deputetë Këlliçi dhe Bylykbashi zhvilluan takim edhe me kongresmenin nga Miçigan John Moolenar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligori: 02/02/2023 05:47

    Sa para keni dhene per keto takime?

    Përgjigju
  • Iris: 02/02/2023 01:14

    Shikojini /politikanet/tane,as ne foto nuk dine te mbajne poza.I mbajne duart sikur jane ne shurretore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve