Berisha sulmon ambasadorët e
SHBA e BE dhe mbron Llallën

Berisha sulmon ambasadorët e<br />SHBA e BE dhe mbron Llallën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Vlahutin, duke deklaruar se po sillen si guvernatorë në Shqipëri.

Ai u shpreh se nuk ndodh në asnjë shtet në botë kjo që ambasadorët të sillen si Guvernatorë në Shqipëri dhe për këtë fajësoi Ramën.
 
Dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin sillen si Guvernatorë këtu. Nuk ndodh në asnjë shtet në botë kjo që ambasadorët të sillen si Guvernatorë.
 
Vlahutin që kur erdhi dihej se ishte lidhje e ngushtë e kësaj qeverie, kishte me Soros, mafia nga më të rrezikshmet në botë
" u shpreh ai në emisionin 'Studio e Hapur' e Eni Vasilit.
 
Berisha mori në mbrojtje Kryeprokurorin Llalla në përplasjen që pati me ambasadorin e SHBA pak ditë më parë, ndërsa shtoi se Lu bën kështu në Shqipëri se ka një kryeministër legen në krye të vendit.
 
Ka pasur një duel me prokurorin, ambasadori amerikan ndalon vizën e prokurorit. Dakord, nëse ka shkelur ligjin.
 
Akuzoi prokurorin se ka bllokuar reformën. Unë nuk e di sesi mund të bllokojë e të jetë kundër reformës prokurori i përgjithshëm.
 
Ai është sjellë si politikan me Llallën. Ai është kryeprokurori. Unë mund të abuzoj me Kushtetutën, por jo ambasadori.
 
Ai i ka kërkuar kryeprokurorit të ndërpresë hetimet për Bankers Petrolum. Kjo është e paprecedentë. Lu bën kështu se ka një kryeministër legen në krye të Shqipërisë.
 
Pse nuk përgënjeshtron ambasadori Lu atë për të cilën e akuzoi prokuroria
?" deklaroi Berisha.
 
Kjo nuk është hera e parë që Berisha sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE, të cilët në vitin e fundit janë investuar fuqishëm në miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila është aktualisht është e bllokuar, pasi ngritja e komisioneve të Vettingut në Kuvend pengohet nga bojkoti i PD.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)