Berisha sulmon ambasadorin
Hoffmann: Je avokat i qeverisë

Berisha sulmon ambasadorin<br />Hoffmann: Je avokat i qeverisë
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffmann duke e akuzuar si avokat të qeverisë Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, deputeti demokrat e cilësoi të papranueshme deklaratën që Hoffman bëri se u trondit kur pa bunkerin e shkatërruar nga protestuesit e 8 dhjetorit.

Sipas Berishës, kryediplomati gjerman duhej të ishte trondur më shumë për zgjedhjet dhe jo të deklaronte se u mbajtën brenda standardeve.

"Nga ambasadorët, për të cilët unë jam njëri që i respektoj shumë, kam mirëkuptim të plotë me thirrjet e tyre për të shmangur dhunën, por absolutisht nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Kjo është e prerë. Shpreh keqardhjen për këtë. Bunkeri është statuja, konstelacion i diktatorit Hoxha, i ngritur nga Rama për të poshtëruar shqiptarët. Mendoj se zoti Hoffman duhet të ishte tronditur shumë më tepër për zgjedhjet, por kur merr përsipër të bësh avokatinë e qeverisë që në fillim për arsye të ndryshme, e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që si interesojnë qeverisë. Meqënëse kam pasur mundësi t’ia përcjell këtë mesazh, ndaj qëndrimin tim unë po e them edhe publikisht. Zoti Hoffman është diplomati i vetëm në Tiranë dhe i vetmi njëri pas Muç Nanos që tha se “këto zgjedhje janë më të mira se të parat”. Dhe argumenti që dha zoti Hoffman, për të cilin unë kam respekt se vendi i tij ka ndihmuar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër, ishte argument i mjerueshëm; kam biseduar, -tha, -me tre a katër shqiptarë që unë besoj se janë të pavarur. Unë mund t'i them zotërisë së tij, në mirëkuptimin më të madh, se kam 25 vjet që merrem me politikë dhe më gjeni një njëri në këtë vend të pavarur nga politika, nuk e gjej dot. Ka, sigurisht, por unë se gjej dot. Unë mund të them se çdo njëri që do të analizojë zgjedhjet shef që këto nuk ishin zgjedhje por ishin një farsë e vërtetë elektorale", - tha Berisha.

Në përgjigje të gazetarëve për qëndrimin që ambasadorët kanë mbajtur ndaj reformës në drejtësi por edhe protestës së ardhshme të opozitës që mbahet të enjten, Berisha tha: "Unë kam një tolerancë të madhe ndaj qëndrimeve të ambasadorëve sado që s’më pëlqejnë dhe qesh ndonjëherë kur i shoh që përpiqen të bëjnë guvernatorin. Nuk ka njeri më mirënjohës për ndihmat që i japin Shqipërisë por një gjë nuk e pranoj dot kurrë, që t'i shoh ata të bëjnë guvernatorin". 

Por ish-kryeministri Berisha vijoi më tej duke zbutur tonet, kur vuri theksin se nuk kundërshton faktin që ambasadorët duhet të merren me çështjet që shqetësojnë aktualitetin politik apo ekonomik të vendit. Por sërish ju drejtua kryediplomatit gjerman Hoffmann se ka bërë gabim fatal që shprehu qëndrim pozitiv për zgjedhjet. Deputeti demokrat nuk la jashtë sulmit të tij, edhe Ambasadoren Audrey Glover, e cila kryesoi Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri, duke e quajtur "kapomafie".
 
"Nuk them që të mos përzihen në punët e vendit, absolutisht të përzihen, të ndihmojnë  e të shprehin mendime, por në kuptimin e asaj që thashë më sipër, nuk jam dakord. E kam faktuar unë këtë gjithë jetën time. Pra, nuk do t'i thoja këto fjalë sepse ai është ambasadori i vendit që ka ndihmuar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër në qindra projekte, por tek vota është gabim fatal qëndrimi i tij, dhe në mënyrë absolute nuk mund të pajtohem me të. Unë kam denoncuar Glover si kapomafie ndërkombëtare të votës, dhe nuk ka njëri që s’ja faktoj, cilido që më kundërshton le të vijë të ulet me mua. S'do ta sulmoja kurrë një ish-diplomate me këto fjalë por e sulmoj sepse nuk mund të ndodhi kurrë që i njëjti ndërkombëtar të vijë tre here kryesuese e monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri, me historitë e veta konkrete. Ndaj dhe unë e them këtë se ndaj zotit ambasador shpreh shumë keqardhje për qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve", tha Berisha

Ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë ngritur shqetësimin për dhunë në protestat e Partisë Demokratike. Berisha tha se apeli i tij dhe i përfaqësuesve të tjerë të partisë Demokratike është për protestë paqësore. "Unë kam shpallur thirrje për protesta paqësore, për mosbindje civile paqësore. Me ambasadorët, për të cilët unë jam njeri që i respektoj shumë kam mirëkuptim të plotë në thirrjet e tyre për të shmangur dhunën. Duhet ta rrëzojmë qeverinë me mjete paqësore". -tha Berisha.  

Në momentin kur bunkeri i sapo ndërtuar pranë Ministrisë së Brendshme po shkatërrohej nga protestuesit më 8 dhjetor, ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann u shfaq në protestën e Partisë Demokratike, duke e ftografuar bunkerin i cili u ndërtua si një instalacion artistik. Dy ditë më pas ai nisi një letër për të gjitha mediat, ku shprehej i tronditur nga ajo që pa në protestë. Sipas demokratëve ndërtimi i këtij bunkeri ka qëllim ringjalljen e simboleve të komunizmit.

berisha me gazetaret

Pyetje - pergjigje nga gazetaret
 

Anduela Ndreu nga Report TVZoti Berisha kisha dy pyetje; lidhur me atë që thatë së fundmi për protestën paqësore, në fakt ambasadorët kanë kërkuar PD që të mos bëhen më protesta si ajo e 8 dhjetorit por të bëhen protesta paqësore. Cfarë do bëhet në rast se ndodh i njëjti skenar si ai i 8 dhjetorit? Dhe e dyta, ju i kërkuat kryeministrit të kërkojë falje familjeve të personave që janë ekzekutuar me firmën e të atit të tij por a mendoni se keni bërë mjaftueshëm ju në 25 vite për ish të përndjekurit politik?
 
Berisha: Lidhur me prononcimin e ambasadorëve. Kohë përpara se të prononcohen ambasadorët personalisht por edhe PD dhe kryetari i PD kemi bërë thirrje për protesta paqësore dhe për mosbindje civile paqësore. Nga ambasadorët, për të cilët unë jam njëri që i respektoj shumë, kam mirëkuptim të plotë me thirrjet e tyre për të shmangur dhunën, por absolutisht nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Kjo është e prerë. Shpreh keqardhjen për këtë. Bunkeri është statuja, konstelacion i diktatorit Hoxha, i ngritur nga Rama për të poshtëruar shqiptarët. Mendoj se zoti Hoffman duhet të ishte tronditur shumë më tepër për zgjedhjet, por kur merr përsipër të bësh avokatinë e qeverisë që në fillim për arsye të ndryshme, e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që si interesojnë qeverisë. Meqënëse kam pasur mundësi t’ia përcjell këtë mesazh, ndaj qëndrimin tim unë po e them edhe publikisht. Zoti Hoffman është diplomati i vetëm në Tiranë dhe i vetmi njëri pas Muç Nanos që tha se “këto zgjedhje janë më të mira se të parat”. Dhe argumenti që dha zoti Hoffman, për të cilin unë kam respekt se vendi i tij ka ndihmuar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër, ishte argument i mjerueshëm; kam biseduar, -tha, -me tre a katër shqiptarë që unë besoj se janë të pavarur. Unë mund t'i them zotërisë së tij, në mirëkuptimin më të madh, se kam 25 vjet që merrem me politikë dhe më gjeni një njëri në këtë vend të pavarur nga politika, nuk e gjej dot. Ka, sigurisht, por unë se gjej dot. Mustafa Nano, i cili është si një flluskë urrejtjeje për disa komplekse të shkuara të vetat por unë si kam faj, e dëgjoj një natë në një debat në TCH dhe thoshte “të paktën të themi se këto ishin zgjedhjet më të mira” dhe një nga analistët e pranishëm i thoshte “po kriminelët që na dolën çfarë ishin” dhe ky ngelej se s’kishte ç'të thoshte. 
 
Dy gjëra do t'i them zotit Hoffman: Në vendin e tij dhe në vendin tim dhe në çdo vend të botës, kodet ndërkombëtare elektorale, Kodi i Zgjedhjeve të Mira dhe kodi ndërkombëtar IFES kanë një nen: “Liria e zgjedhjeve përcaktohet nga barazia e forcës elektorale të votës”. Në Shqipëri, forca elektorale e votës për shkak të asaj që ishte reformë elektorale dhe jo reformë territoriale, çfarë nxori? Nxori një monstër. Monstra është kjo; tre vota të opozitës kushtojnë sa një votë e qeverisë, një kandidat i opozitës është zgjedhur mesatarisht me 48 mijë vota ndërsa një kandidat i qeverisë është zgjedhur me 15 mijë vota. Sepse Gjirokastra ka 7 njësi për 120 mijë qytetarë që ka ndërsa Tirana me mbi 1 milionë e ca, ka 4 njësi. Në një bisedë me dy të huaj, njëri prej tyre më thotë me të drejtë se edhe në vendin e tij zgjedhjet nuk japin fuqi të njëjtë vote. Është e vërtetë, këto janë sistemet mazhoritare. Por ai vend e ka konsensual, e ka ligj konsensual, asnjëherë njëra parti e atij vendi nuk ka kundërshtuar atë sistem sepse ai sistem një herë shpërblen njërën palë, njëherë palën tjetër. Greqia psh nuk e ka mazhoritar por e ka e ka me ligj mazhorancën; more 2% më shumë të jep 50 deputetë por këtë e ka pranuar Neo Demokracia, e ka pranuar dhe ish Pasoku i vjetër dhe Pasoku i ri. Pra, që me këtë,
 
Unë mund të them se çdo njëri që do të analizojë zgjedhjet shef që këto nuk ishin zgjedhje por ishin një farsë e vërtetë elektorale. Unë absolutisht nuk do thoja asnjë fjalë, kurrë, sepse unë kam një tolerancë të madhe ndaj qëndrimeve të ambasadorëve sado që s’më pëlqejnë dhe qesh ndonjëherë kur i shoh që përpiqen të bëjnë guvernatorin. Nuk ka njeri më mirënjohës për ndihmat që i japin Shqipërisë por një gjë nuk e pranoj dot kurrë, që ti shoh ata të bëjnë guvernatorin.
Me këtë nuk them që të mos përzihen në punët e vendit, absolutisht të përzihen, të ndihmojnë  e të shprehin mendime, por në kuptimin e asaj që thashë më sipër, nuk jam dakord. E kam faktuar unë këtë gjithë jetën time. Pra, nuk do ti thoja këto fjalë sepse ai është ambasadori i vendit që ka ndihmuar Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër në qindra projekte, por tek vota është gabim fatal qëndrimi i tij, dhe në mënyrë absolute nuk mund të pajtohem me të. Unë kam denoncuar Glover si kapomafie ndërkombëtare të votës, dhe nuk ka njëri që s’ja faktoj, cilido që më kundërshton le të vijë të ulet me mua. S'do ta sulmoja kurrë një ish-diplomate me këto fjalë por e sulmoj sepse nuk mund të ndodhi kurrë që i njëjti ndërkombëtar të vijë tre here kryesuese e monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri, me historitë e veta konkrete. Ndaj dhe unë e them këtë se ndaj zotit ambasador shpreh shumë keqardhje për qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve. 
 
Përsa i përket pyetjes për ish të përndjekurit. Dje kisha në zyrë një ish zyrtar të administratës sonë, i cili ishte nga ata të cilit gjyshin ja kishte pushkatuar Ndre Korino, në veri, dhe më tha se shkollën e bëri me bursë, pa përqindje e pa kuota sepse në atë kohë të përndjekurit erdhën në shkollë, të gjithë fëmijët pa përjashtim, si një diskriminim pozitiv. Së dyti, mbi dy mijë e ca apartamente u dhanë, së treti disa miliarda lekë u ndanë si letër me vlere por u quajtën lekë privatizimi. Më tha tjetër se në 97 u kishin ndërprerë çdo gjë, asnjë dëmshpërblim, asgjë prej gjëje. U rikthye PD në pushtet dhe filloi sërish. Edhe PD-ja vetë ka patur kufizimet e veta në vlerësimin e kategorive. Dhe më tha edhe dicka prekëse. Si ti kuptoj unë këta tha, që shpërblehet vrasësi i babës tim, dhe mua më kërkohen dokumenta që s’kam ku ti gjej për vrasjen e babës tim por që s’ka njëri që nuk e di që ai është vrarë.
 
Unë nuk them se ky proces nuk pati të meta, por ky proces eci në mënyrën më të ndershme dhe më të pandërprerë, qoftë me të përndjekurit, qoftë me pronarët. Ju kujtohet juve, kur ju tha pronarëve shkoni tek partia juaj, do e shohim tani se çfarë çmimi po cakton për tokën, po merr ’45-ën.  Çmimin më të paimagjinueshëm, të një Shqipërie që ishte buzë varrit dhe atë po u premton Edi Rama tani pronarëve.

berisha me gazetaret


Elona Meço nga Top Channel:
 Pse nuk shkruani kujtime zoti Berisha? Dhe e dyta, nesë është protesta, a mban përgjegjësi lidershipi nëse protesta kalon në dhunë?
Berisha: Nuk shkruaj sepse vendimi im është ky. Me aq sa unë mbaj mend, me ato shënime që unë kam do bëj gjithçka dhe do jap ndihmesën time për të mos falsifikuar historinë. Sepse falsifikimi historisë është dominues sot, është gjëja më e neveritshme. Memoriet nuk kanë vlerë në vlerësimin tim. Rëndësi ka të mund të qëndroj në të vërtetat ashtu siç janë, të jap kontributin tim modest për tu shkëputur nga falsifikimi historisë. 
 
Përsa i përket pyetjes së dytë, po të mos ishte lidershipi aty ku ishte, ju besoj i lexuat ata të revoltuar, ata ishin të pa përmbajtshëm, se kur të shkon thika në palcë njeriu dhe çorientohet. Ne kemi dhënë dhe do japim gjithnjë kontribut për protestë paqësore.
 
Everest Dedaj nga Ora News: Ka një ashpërsim të ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi duke theksuar se politikanë të  korruptuar dhe gjyqtarë të korruptuar nuk duan të votojnë, gjithashtu ka një perceptim se edhe protestat e PD janë njëfarë taktike për t’iu shmangur kësaj reforme. A mendoni se duhet ta votojë PD këtë reformë?
Berisha: Së pari unë përshëndes angazhimin e tyre në të gjithë mundësitë për reformën, çfarë kam pasur sugjerime unë kam pasur mundësi t’jua bëj edhe privatisht edhe publikisht. Jam dakord të verifikohet deri më një vila e gjykatësit por duhet edhe e kryeministrit ama. Pse? Se ky vend ka një histori. Ka ndërruar ky vend nga 1991 deri më sot një listë të tërë kryeministrash i shkruajti Qafoku në librin e tij, më thoni ju cili prej tyre u bë kryeministër me një pallat pa asnjë dokumente dhe me një vilë 57 metra të gjatë themelin. Me reformën jam plotësisht dakord, nuk jam dakord me një qëndrim që po përdor  Partia Socialiste që të përdorim sulmin ndaj gjykatësve për të maskuar megakorrupsionin e politikanëve. Unë nuk them se s’ka korrupsion, ka dhe duhet ta luftojmë me çdo kusht. Po të jetë puna në aksesore, hanemet e disa politikanëve janë bërë famoze për çantat për diamantet e për të tjera super të kushtueshme. Në fakt edhe ky është një problem shumë themelor. PS është në një kaos të vërtetë është në një panik të vërtetë. 

Anisa Kadesha nga TVSHEdhe më herët kemi pasur precedent të dekorimit si në rastet kur ishte president Bamir Topi, a mendoni se duhet të ishte bërë më shumë për dekomunizmin e politikës?
Berisha: Atë person që dekoroi Bamir Topi, unë e kam njohur gjatë viteve të mia si mjek.  Në atë kohë nuk e dija por më vonë shoh se kishte një rekord shumë të zi në persekutime, tortura dënime. Ai ishte një akt shumë i shëmtuar i Bamir Topit, por duhet të pranoj se Bamir Topi të paktën shpalli se anuloi më vonë dekoratën. Edi Rama nuk shpalli se anuloi dekoratën. E dëgjuat ju këtë gjë dje? Tha një ndjesë e imponuar nga Sali Berisha, se unë ia kisha firmos certifikatat, që çdo dekoratë shkon me një certifikatë, një ndjesë e imponuar por nuk tha se e anuloi. Ndërkohë që anulimi i tyre është akti më i thjeshtë, veçanërisht nëse janë akte ministrore me ligj dhe Kushtetutë kryeministri anulon vendimin e ministrit. Një nga mekanizmat ligjore të anulimit të vendimit të një ministri është vendimi i kryeministrit. Nëse është vendim i kryeministrit, anulohet me vendim të Këshillit të Ministrave, nëse është vendim i Këshillit të Ministrave përsëri këshilli i Ministrave shfuqizon. Në çdo mbledhje shfuqizohen vendime të shkuara dhe miratohen vendime bashkëkohore. Pra mekanizmat janë shumë të thjeshta, pro çengelat Edi Ramën nuk e lënë që ti aktivizojë, doli dhe mashtroi  tha se do të shohim dhe do të bëjmë. Çfarë do të bëjë shko dhe anulo menjëherë dekoratat është kaq.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën