Berisha sulmon median: Paraqisni
Shqipërinë e kronikës së zezë

Berisha sulmon median: Paraqisni<br />Shqipërinë e kronikës së zezë
TIRANE- Kryeministri Berisha sulmoi dje mediat duke thënë se Shqipëria është e zhvilluar dhe se ajo që pasqyrojnë ata nuk është Shqipëria e vërtetë. Sipas Kryeministrit kronikat e zeza po mbisundojnë gazetat duke u kthyer në “sëmundje” dhe duke e paraqitur vendin si “Shqipëria e kronikës së zezë”. Ai u kërkoi që mediat të kthejnë sytë nga Shqipëria tjetër, me një realitet tjetër, me zhvillime të papërmbajtuar.

“Janë dy Shqipëri, njëra është Shqipëria e titujve të gazetave dhe për fatin më të keq, jua them këtu në mënyrën më miqësore pasi si në asnjë vend tjetër të planetit, Shqipëria e gazetave është Shqipëria e kronikës së zezë. Si një mik me respekt absolut për shtypin, ndiej një keqardhje shumë të thellë, kur seria e tërë e gazetave të vendit tim, gazeta serioze, gazeta me redaktor, kryeredaktor, drejtora serioz profesionist, hapen me gërma kapitale me kronikën e zezë dhe kjo është një sëmundje. Nëqoftëse mendohet se dëmtohet qeveria me këtë, absolutisht jo. Jua them unë atyre, ndonjë udhëhiqet nga kjo se dëmtohet qeveria i them trashi dy herë më shumë gërmat, dëmtohet shtypi, përkundrazi ajo që mbetet po të lexoni në doktrinën e marrdhënieve publike do të konstatoni lehtësisht se nuk e dëmton. Pra është njëra Shqipëria e titujve me gërma kapitale të kronikës në gazeta, është tjetër Shqipëria e qindra mijëra proceseve, akteve, punërave që zhvillohet çdo ditë dhe çojnë përpara këtë vend. Kjo nuk do të thotë se unë nuk i lexoj gazetat, i lexoj dhe do ti lexoj edhe më shumë. Unë shpreha një preokupim, se nuk ndodh në ndonjë vend. Kronika nuk injorohet në asnjë rrathanë, dhe kjo është merita, por të rrish siç ndodh këtu, që një zonjë e nderuar për probleme të caktuara depresive kryen një akt fatkeq shumë dhe të merren dy ditë mediat me të, unë në mënyrën më miqësore do tu kërkoja të rishqyrtonin një qëndrim të tillë mediat, sepse absolutisht nuk u shërben atyre. Unë e kuptoj se po ti ndodhë një celebriteti, do të merren nuk them se jo, ndodhi me Uitney Houston, u mor e gjithë bota, ajo ishte një superstar i dashur për të gjithë simpatizantët e saj në mbarë botën. Uroj dhe shpresoj që mediat ti kthejnë pak sytë drejt Shqipërisë tjetër, dhe ajo është Shqipëria e përditshme, por Shqipëria ka një spektër larg së qenurit ideale, por një spektër me një realitet tjetër, me zhvillime të papërmbajtuar.”- tha Berisha në konferencën për shtyp të zhvilluar dje pasdite në kryeministri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër