Një sulm i hapur ndaj mediave vjen nga Sali Berisha, sipas të cilit, janë të kontrolluara nga qeveria, bizneset dhe kartelet e drogës. Sipas kreut të Partisë Demokratike, liria e mediave është iluzion dhe kërkon ndërhyrje urgjente sepse demokracia në vend është “në agoni.”

“Situata dramatike e mediave në Shqipëri të kontrolluara sipas raporteve ndërkombëtare në 90% të tyre nga një aleancë mafioze e narko-qeverisë, bizneseve dhe klaneve të drogës. Aty ku 90% të mediave kontrollohen nga qeveria, korruptohet gjuha, korruptohet mendimi. Liria de fakto është një iluzion. Kërkohet një ndërhyrje urgjente pasi e vërteta është se demokracia në Shqipëri është në agoni. Ndërkohë konsolidohet gjithnjë e më shumë diktatura autoritare e bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.