Berisha sulmon sërish ambasadorin britanik: Kam dosjen si është korruptuar nga Rama për të më shpallur 'non grata'

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin britanik në Tiranë, Alstair King Smith, për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Berisha thotë se ambasadori britanik është i korruptuar nga qeveria shqiptare për të futur Berishën në listën e zezë të Britanisë.

Këtë herë Berisha thotë se ka prova. Ai pretendon se ka në dorë dosjen që tregon se si Rama ka korruptuar ambasadorin britanik. Por Berisha nuk publikoi asnjë fakt, vetëm tha se në çdo faqe shkruheshin mashtrime.

"Dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kjo është dëshmia më flagrante sesi një qeveri e korruptuar në çdo qelizë korrupton një ambasador. Këto që ju them këtu do ua faktoj, tani disponoj dosjen, sesi një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm, që ka kontribute të mëdha në liritë e botës, me mashtrime në çdo faqe që ka shkruajtur”, tha Berisha.

Berisha quajti të korruptuar edhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, duke thënë se në bashkëpunim me George Soros dhe qeverinë shqiptare e kanë futur në listën e zezë të SHBA. Sipas Berishës, i vetmi qëllim i qeverisë është të dëmtojë opozitën dhe për këtë arsye ka korruptuar ambasadorët.

“E njëjta gjë është sesi korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros korruptoi një ambasadore dhe jo vetëm atë për të marrë një vendim pa fakt provë bazë, me qëllim për të dëmtuar opozitën dhe ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie. Kjo do të thotë se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar për mbrojtjen e saj duke luftuar anti-korrupsion. Në 98 vite s’kam bërë gjë tjetër veçse luftuar korrupsionin", tha Berisha.

Në takimin me të rinjtë e Departamentit Brain Gain & Ekselencës, Berisha akuzoi socialistët se e kanë shkatërruar elitën e vendit, të cilët zgjedhin të largohen për shkak të kësaj qeverie dhe lidhjet te saj me krimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Berisha: Rama nuk do që të votojnë emigrantët, i thash në 2013 dhe nuk pranoi të futej në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot tek votimi i emigrantëve. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk do që të votojnë emigrantët dhe diaspora. Berisha tha se në vitin 2013 i ka dërguar ligjin Ramës për votimin e emigrantëve dhe sipas Berishës e ka refuzuar duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora.

Berisha tha se duhet të bëjnë çmos që të votojnë emigrantët.

“Shpreh bindjen se fjala juaj sot, e atyre që kanë ndenjur zgjuar deri në orën 2 të natës në SHBA për të përcjellë mesazhin e tyre, është një mesazh i shkëlqyer urimi që ju u dërgoni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë. Ky takim, këto diskutime, janë dëshmi e ndjenjave, dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj këtij kombi dhe këtij vendi. Përkushtim për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, PD ka nevojë jetike. Ndryshimi i drejtimit të këtij vendi ka nevojë jetike. Vendi është në një rrokullisje. E pret këtë vit të ri vërtet në një gjendje si asnjëherë më parë.

Por përsëri viti i ri është vit i ri, është fillim i ri, është shpresë, është besim. Mesazhi juaj, jam i bindur do ketë impakt shumë pozitiv te qytetarët shqiptarë. Meqë jemi në një kohë kur gjerësisht diskutohet për votën e emigracionit dhe diasporës, unë ju ftoj ju që të përdorni të gjithë potencialet tuaja, të gjitha lidhjet tuaja, të gjithë komunikimin tuaj, që Shqipëria të bëhet një vend i drejtë dhe të mos jetë një njollë turpi në raport me qytetarët e saj jashtë vendit.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk lejon qytetarët e saj jashtë vendit të votojnë. Por ju jeni të rinj të gjithë, por po të kthehemi në kohërat e mëparshme, është një reminishencë e qëndrimit diktatorial ndaj shqiptarëve që jetonin jashtë vendit. Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë.

Në vitin 2013 unë i dërgova ligjin dhe ai e refuzoi ligjin duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora. Tani është koha që të bashkojmë të gjithë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë. Ne po diskutojmë se si të bëjmë Shqipëria të përfitojë nga ekselencat e saj kudo që janë. Por kjo i shëmbëllen asaj përpjekje që si të afrojmë njerëz që janë shqiptarë, por jo shqiptarë. Se nuk lejohen të votojnë”, tha Berisha.

Ora 12:21
Berisha: Largimi i të rinjve katastrofë për vendin, shkak qeverisja dhe lidhja e tyre me kriminelët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për emigrimin e të rinjve. Në një takim me anëtarët e Departamentit Brain Gain & Ekselencës, Berisha tha se Shqipëria është një ndër vendet që ka pësuar largimet më të largimet më të mëdha në 7 vitet e fundit.

Shkak i largimit të të rinjve, sipas Berishës është qeveria dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin. Një tjetër arsye, ish-kryeministri tha se është korrupsioni dhe vjedhja e qeverisë që i shtyn të rinjtë që të lënë atdheun e tyre.

“Ka një raport jetik midis të ardhmes dhe rinisë. Midis të ardhmes dhe elitës. Në rast se ju vështroni sot shifrat demografike, ato janë tmerrësisht tronditëse. Një komb që vetëm në hapësirën evropiane, humbet 740 mijë qytetarë, pa llogaritur të tjerë që janë larguar në drejtime të tjerë, jo Shengen. Në historinë e luftërave, botërore apo civile, nuk gjendet asnjë komb tjetër që ka pësuar këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar. Polonia ka humbur 20 përqind të popullatës në Luftën Botërore. Shqipëria 31 përqind në 7 vite. Kjo jo nga tirania e mjerimit e vitit 1991, kur njerëzit nuk kishin kafshatën, por nga një agresion brutal i krimit, i drogës, i lidhjeve të qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qeveritarëve”, tha Berisha.

Një katastrofë për kombin e ka cilësuar Berisha largimin e të rinjve, ndërsa tha se qeveria është krejt indiferente ndaj këtij fenomeni. Sipas tij, largimi i tyre është një lajmi i mirë për qeverinë, sepse nuk mblidhen shumë njerëz nëpër protesta dhe shtoi se ulet edhe numri i votave kundër kryeministrit Edi Rama.

"Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë. Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme. Kjo qeveri, të dyja po i kryen në mënyrën më pasiononte”, tha Berisha.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/12/2022 03:32

    Keshtu i ke kercenuar te gjithe qe te bejne temena,me dosje?!

    Përgjigju
  • emri: 29/12/2022 17:53

    akoma ky dordolec?

    Përgjigju
  • I Birish: 29/12/2022 16:16

    O qen morrash na cave trapin shko futu ne nonje shpell ariu e te ngordhesh rehat.

    Përgjigju
  • zoti vonon por s harron: 29/12/2022 14:36

    vete populli shqiptar qe i vrave e i shduke me mijera djem e vajza shqiptare qe prej 30 vjetesh te ka denuar e shpalle non grate or ditezi, ti dhe familja jote duhet te jape llogari per te mirat qe i solle ketij vend

    Përgjigju
  • Besnik Gaxhi Çafaj: 29/12/2022 12:58

    O Sali BAJGA Po kaq mashtrus ordiner je ti mor monstër. Po ku e ke gjyqit kundra Zotit Blinken ? Apo ktë pretendime e mori era o Sali plera. Po pse populli Shqiptar është idjot ? Që të vazhdoj të meret me një wc si ty. Pra rac e pisët maloku.

    Përgjigju
  • klodi: 29/12/2022 12:53

    nje pytje ti e ben qeverine me ata qe jane jashte apo me ata qe jane ne shqiperi edhe e dine se ca llumi je

    Përgjigju
  • Ani: 29/12/2022 12:46

    Mos u justifiko m sali se te dim ca krimineli je

    Përgjigju
  • titi: 29/12/2022 12:45

    po po te gjithe mbeshtesin ramen ahahhahahah je bere qesharak o sali me shume me luli

    Përgjigju
  • luli: 29/12/2022 12:29

    berisha justifikohet ne nje menyre vulgare,sikur po i drejtohet njererzve analfabet.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut