Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot tek votimi i emigrantëve. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk do që të votojnë emigrantët dhe diaspora. Berisha tha se në vitin 2013 i ka dërguar ligjin Ramës për votimin e emigrantëve dhe sipas Berishës e ka refuzuar duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora.
Berisha tha se duhet të bëjnë çmos që të votojnë emigrantët.
“Shpreh bindjen se fjala juaj sot, e atyre që kanë ndenjur zgjuar deri në orën 2 të natës në SHBA për të përcjellë mesazhin e tyre, është një mesazh i shkëlqyer urimi që ju u dërgoni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë. Ky takim, këto diskutime, janë dëshmi e ndjenjave, dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj këtij kombi dhe këtij vendi. Përkushtim për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, PD ka nevojë jetike. Ndryshimi i drejtimit të këtij vendi ka nevojë jetike. Vendi është në një rrokullisje. E pret këtë vit të ri vërtet në një gjendje si asnjëherë më parë.
Por përsëri viti i ri është vit i ri, është fillim i ri, është shpresë, është besim. Mesazhi juaj, jam i bindur do ketë impakt shumë pozitiv te qytetarët shqiptarë. Meqë jemi në një kohë kur gjerësisht diskutohet për votën e emigracionit dhe diasporës, unë ju ftoj ju që të përdorni të gjithë potencialet tuaja, të gjitha lidhjet tuaja, të gjithë komunikimin tuaj, që Shqipëria të bëhet një vend i drejtë dhe të mos jetë një njollë turpi në raport me qytetarët e saj jashtë vendit.
Shqipëria është i vetmi vend që nuk lejon qytetarët e saj jashtë vendit të votojnë. Por ju jeni të rinj të gjithë, por po të kthehemi në kohërat e mëparshme, është një reminishencë e qëndrimit diktatorial ndaj shqiptarëve që jetonin jashtë vendit. Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë.
Në vitin 2013 unë i dërgova ligjin dhe ai e refuzoi ligjin duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora. Tani është koha që të bashkojmë të gjithë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë. Ne po diskutojmë se si të bëjmë Shqipëria të përfitojë nga ekselencat e saj kudo që janë. Por kjo i shëmbëllen asaj përpjekje që si të afrojmë njerëz që janë shqiptarë, por jo shqiptarë. Se nuk lejohen të votojnë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: