Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si “trigrin e tretë të korrupsionit”. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha tha se ai u zgjodh nga kryeministri Edi Rama dhe Yuri Kim kur ishte ambasadore e SHBA-së në Shqipëri.
“Skandali McGonigal ka tronditur botën. E para njëherë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s rekruton, se po e korruptove, e ke rekrutuar. Iku ajo punë. Pra, korrupton shefin më të rëndësishëm të vendit kryesor udhëheqës të NATO-s. E dyta, i çon nga zyra e tij 225 mjë euro. E treta, zoti Bardhi ka dorëzuar dosjen. Asgjë. Hetim paraparak tre vite me radhë. Po pse tre vite bën dosja për të ardhur nga Gjykata e Uashingtonit në Shqipëri? Kujt ia thotë ai. Dhe padisë së dytë që i bëri Adriana Kalaja, shtesë padie, nuk i përgjigjet.Pra, çfarë mund të bëjë ky njeri me ligjin dhe institucionin e akuzës më shumë se kaq.
Rrinte aty dhe Ulsiu, të paktën me tre dosje, se përveç kësaj, Ulsiu është i regjistruar. Tjetri nga Londra i thotë, më duhet një çantë Louis Vuitton, pasi i ka marrë 500 mijë euro. Ka të tjerë që i ka nxjerrë në pritë dhe është vrarë tjetri nga prita. Po, më shumë se unë nuk i ka demaskuar kush me emra. Por absolutisht nuk jam për vrasje. E kemi hequr dënimin me vdekje ne. Kurse këta kanë taktikën të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky nuk i heton në bazën e kësaj taktike. Ja ta pyes unë këtu para jush, kush e nxori në pritë Bardhon Pllanën? Sali Berisha e ka denoncuar atë më shumë se kushdo tjetër, por nuk mund të jetë ligji dhe drejtësia që të hanë kokat e njëri-tjetrit.
Dhe ky hiqet aty... Sigurisht për të fituar zgjedhjet partia e tij, do arrestonte liderët e partive kryesore. Kush i bëri këto? Ky i bëri. T’i pyesë ata... Si u zgjodh ky? Kush e zgjodhi këtë? Edi Rama me Yuri Kim që bënte moral për korrupsion ajo dhe doli se ishte Tigri i tretë. Këta nuk kanë vetëdije. Këta janë qenie të transformuara. Nuk janë qenie njerëzore.”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha sulmon institucionet e drejtësisë: Janë bashkëpunëtore në krime, Dumani e ka kthyer hetimin në institucion privat të Ramës












