Deklarata në emisionin “360Gradë”: "Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje".
Akuzat për Lu, Berisha: Të kujtohen Ndoka dhe Frroku?
A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. U mbush Puka me fotot e tij Paraardhësi i Lu. Arvizu ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën./Ora News/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com