Berisha sulmon vëllain e Bashkim Gazidedes: E di ti çfarë i kanë bërë socialistët atij apo jo?

Berisha sulmon vëllain e Bashkim Gazidedes: E di ti çfarë i kanë bërë socialistët atij apo jo?

Sali Berisha

Portali i familjes së Sali Berishës ka sulmuar ashpër vëllain e Bashkim Gazidedes, pse ai ka vendosur të kandidojë për PD-në në Peshkopi. Kaq ka mjaftuar, që Naim Gazidede të konsiderohet nga familja Berisha, si i shitur tek socialistët.

“Pas takimit entuziast dhe masiv të së shtunës nga opozita në Peshkopi, Belinda Balluku dhe kryetari Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu kanë mbledhur shtabin e Partisë Socialiste. Ndër të tjera, burime bëjnë me dije se Balluku u ka thënë socialistëve që të vazhdojnë të sigurtë fushatën, 'pasi do kemi dhe do mbetet në garë kandidati i vulës së PD-së në Dibër,  Naim Gazidede'.

Sipas burimeve nga takimi, Balluku është shprehur se kjo puna e kandidatit të vulës është e mbyllur. Ndërkohë dje në mbrëmje, Naim Gazidede ka bërë me dije se “unë do të kandidoj dhe kjo punë s’ka më negociata”.

Pra, duket se përdorimi i kandidatëve të vulës tashmë është i qartë. Sidomos ne Dibër. Përfundimisht edhe Naim Gazidede rezulton thjesht një peng i Luan Hakës dhe Xhemal Gjunkshi, ndërsa këta të dy të fundit, vegla të Rrahim Spahiut dhe Belinda Ballukut. Dhe nuk është larg mendjes që në këtë rast, këto vegla të jenë me pagesë.

Ndërkohë është tashmë publike se vetë familja e Naim Gazidedes është persekutuar hapur nga socialistët, të cilëve ka marrë vendimin t’u shërbejë me devotshmëri për zgjedhjet e 14 majit. Kujtojmë këtu vitet 1997 deri në 2005 dhe qëndrimit e socialistëve ndaj vëllait të Naim Gazidedes, Bashkim Gazidede  i cili u detyrua të ikte jashtë Shqipërisë në azil për shkak të revanshit socialist.

Ndërkohë burimet pranë opozitës shpjegojnë për Syrin se pavarësisht përdorimit të kandidatit të vulës, fushata po ecën me ritme të shpejta dhe do të ketë një fitore bindëse për koalicionin “Bashkë Fitojmë” edhe në Dibër”, shkruan portali i familjes Berisha. Kjo tregon se Berisha nuk kursen as njerëzit e tij të afërt për interesat e veta personale, duke kujtuar këtu se Bashkim Gazidede ka qenë besniku i tij për vite të tëra./GazetaTema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët