Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook, ka publikuar  foton e Florian Habilaj, i cili në përgjimet italiane  thirrej nga anëtarët e tij me nofkën  “Lolo”.

Sipas Berishës ky është personi, i cili erdhi në Tiranë gjatë operacionit të policisë  “Fund Marrëzisë”, për lojrat e fatit për t'u ankuar  tek Sajmir Tahiri kundër Agron Xhafajt, i cili sipas Berishës është pronar tjetër i lojrave të fatit në Vlorë dhe Tahiri ka zgjidh sherrin.

Statusi i Sali Berishës në Facebook:

Ky eshte famozi Lolo, qe sipas pergjimit te autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i "madhi" ne Tirane gjate operacionit policesk “Fundi i Marrezise” per lojrat e fatit, te ankohej tek Saje qorri kunder Agron Xhafes, pronar tjeter i lojrave te fatit ne Vlore. Saje zgjidhi sherrin!

ad

(Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe fotoja e publikuar në Facebook)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com