Berisha takon biznesin: Të vendosur
për një mjedis më liberal të tregut

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ndodhet ë mbledhjen e task forcës rregullatore të biznesit. Ai vlerësoi se mbështetja ndaj tyre është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare duke nënvizuar se tregu i lirë është gjeneratori I rritjes ekonomike.

"Asgjë nuk ka rëndësi jetike sesa tregëtia e lirë. Janë të rëndësishme taskat në mënyrë të padiskutueshme, janë të rëndësishme burimet por njëshi është liria e tregëtisë. Dhe i tërë ky proces do të ketë kontrollin më minimal të mundshëm sepse kontrolli është ndrydhja e saj.  Eshtë e mundur që ato të minimalizohen po kjo mund të ndodhë” ka theksuar kryeministri.

“Kjo Task Forcë që funksionon nga fundi i vitit 2005 deri sot është mbledhur pasi ka marrë mendime të grupeve të interesit. Në takimet periodike ka vendosur mbi rregullat e reja të tregut dhe rregullmit të tij në tërësi. Kjo mbledhje këtë herë është e hapur dhe materialet e paraqituara nuk janë diskutuar në Task Forcë. Çka do të thotë që diskutimi juaj është shumë i rëndësishëm dhe Task Forca do vendosë mbi bazën e diskutimeve që do të bëhen këtu”, iu drejtua Kryeministri biznesmenëve.

“Duhet të bëjmë gjithçka, të zhdukim çdo pengesë të mundshme që nuk ka detyrim ndërkombëtar për zhvillimin e bizneseve. Janë disa çështje që janë në konventa ndërkombëtare dhe jemi të detyruar ti mbajmë”, thaBerisha.

Sipas kreut të qeverisë, në përpjekjen e qeverisë mbi lirinë e tregut janë bërë hapa të mëdha përpara në drejtim të heqjes së 2/3 të liçencave. Por, shtoi Berisha, “askush s’do ti heqë liçecnat. Sepse janë si pikat e mjaltit të korrupsionit, të përfitimeve etj. Prandaj në heqjen e tyre ka patur shndërrimet e tyre në autrioizme. Por s’mund të mohohet se dhe eksperienca e këtyre viteve jep informacion të saktë të asaj që duhet bërë pasi funksionon me sukses të plotë Qendra Kombëtar e Liçencimit.

Kryeministri theksoi se duhet t’u kursehet kohë bizneseve. “Pranoj propozime për të hequr liçenca të tjera. Burokracia është e paimagjinueshme. Nuk duhet që ne, një praktikë që mund ta përmirësojmë të mos e lëvizim me shpejtësi”, tha Berisha.

Kryeministri u shpreh se duhen shmangur procedurat, por nuk duhet të kalohet dhe në shkelje. 

“A është e mundur që administrata t'u konsumoj sa më pak kohë biznesmenëve dhe të shmang të gjitha format e presioneve ndaj tyre? Kjo është plotësisht e mundur. Unë e kam shumë të vështirë të pranoj që nga autorizime të kalohet në licenca. Unë nuk mund të pranoj propozimet për të shëndrruar autorizimin në liçensë”, u shpreh Berisha, duek shtuar se, autorizimet mund të çohen në një sportel.

Sipas kreut të ekzekutivit, hapa shumë të rëndësishëm janë për bërë deri në këtë moment.
“Në këtë vend leja ndërtimit, që është kryesorja, kërkonte 399 ditë, e kemi zbritur në 45 ditë dhe prapë jemi të gatshëm të shqyrtojmë me seriozitetin më të madh çdo propozim tuajin për të lehtësuar veprimtarinë tuaj”, u shpreh Kryeministri Berisha.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2,5 milionë dollarë për të prekurit

Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2,5 milionë dollarë për të prekurit