TIRANE - Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe performancë. Edhe pse nuk mund të konsiderohet si vend i zhvilluar Shqipëria në shumë aspekte ka shënuar tregues themelore të njëjtë ose më të lartë me vendet e zhvilluara.
Këto deklarata janë bërë nga kryeministri Berisha gjatë takimit të zhvilluar sot me Eurodeputetin Nikolaus Chountis, anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, i cili ndodhet ne vendin tonë në kuadër të përgatitjeve të raportit për Parlamentin Evropian, për sa i përket procesit te integrimit.
Duke u ndalur ne zhvillimet politike në vend ndërsa vlerësoi konsesusin për reformën zgjedhore Berisha theksoi rëndësinë e miratimit dhe të akteve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar parlamentare siç është ai i heqjes së imunitetit dhe çdo ligji tjetër që ka lidhje me ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Zoti Chountis i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian në të gjitha përpjekjet që Shqipëria dhe qeveria shqiptare po bëjnë për realizimin e reformave të thella e të gjithanshme, në mënyrë që Shqipëria të marrë sa më shpejtë statusin e vendit kandidat dhe të vijojë me hapat e mëtejshëm drejt integrimit evropian.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i ripohoi z. Chountis angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për të marrë çdo masë, çdo reformë, për të miratuar të gjitha aktet e nevojshme, që ky projekt madhor i shqiptarëve të shndërrohet sa më parë në realitet.
(Gre.M/ns/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com