Berisha tha se refuzoi ryshfetin nga kompania e gazit rus, ambasada ruse: Sa kërkuat që as Gazpromi nuk mundi t'i japë dot?! Ish-kryeministri: Ja çfarë më ofruan në 2011

Berisha tha se refuzoi ryshfetin nga kompania e gazit rus, ambasada ruse: Sa kërkuat që as Gazpromi nuk mundi t'i japë dot?! Ish-kryeministri: Ja çfarë më ofruan në 2011

Ambasada Ruse e ka trajtuar me ironi deklaratën e Sali Berishës një ditë më parë se nuk ka pranuar të marrë ryshfet nga kompania e gazit rus. Vetë ambasada tha se është e habitur nga kjo deklaratë ndërsa thumbon Berishën duke i thënë se shuma e kërkuar nga ai duhet të ishte përrallore që nuk ka mundur dot as Gazpromi që ta mbulojë, një nga kompanitë më të mëdha ruse të gazit.

"U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t'i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?", shkruan ambasada ruse.

Berisha iu përgjigj duke publikuar mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, që i kërkonte të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: "Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit".

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar një ditë më parë se ka refuzuar një ofertë 'marramendëse' nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër. Berisha u shpreh se e kishte bërë një gjë të tillë në 'interes të vendit', teksa shtoi se kishte preferuar të nënshkruante marrëveshjen me TAP-in që sot është një çlirim i madh për Evropën e përfshirë në ethet e gazit

Ditën e djeshme TAP transportoi sasinë e parë të gazit natyror prej 10 mld metër kub në Europë. Përmes pikave të daljes në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ofrohet mundësia për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Berisha i përgjigjet ambasadës ruse, publikon mesazhin e Presidentit të Gazprom në 2011: Ja çfarë më ofruan që të hiqja dorë nga projekti i TAP

Sali Berisha i është përgjigjur ambasadës ruse, që reagoi me ironi në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit se kompania e gazit rus, Gasprom ka dashur ta korruptojë.

Me një postim në Facebook, Berisha publikon mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, duke i kërkuar të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: "Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit".

Postimi i plotë i Berishës:

Njoftim shtypi!

Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli  nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

 -ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.

Oferta u refuzua prereaz per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb

 

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 19/03/2022 06:03

    ik oo balta e kombit o RE e zez hyyyy

    Përgjigju
  • BENI: 19/03/2022 02:17

    SALI NON -GRATA,,,,IK PIRDHU MOR SHPELLAR SE NA E NDYN TELEVIZORIN,,,,,HAJDUT I POSHTER...

    Përgjigju
  • LLAPAQEN KASAP RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/03/2022 20:53

    Ore si ka mundësi që i jepet vëmndje njeriut më të poshtër, më katran se Sali bajga. Ky njeri i ka bër Shqipris mijra të zeza. Ky njeri i ka duart me gjak e ky ka bër tradhëtit më të ndyra kundra Shqipris. E ky njeri jo vetëm që nuk shkon në burg por vazhdohet e paguhet me lekët e Shqiptarve. Kto lloi çudish ndodhin vetëm në Shqipri. Zoti e bekoft Shqiprin.

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/03/2022 20:30

    Shiqoni se si i besojn ambassadorit rus tani, fatkeqsia shqiptare vet kunder vetes

    Përgjigju
  • Fshati: 18/03/2022 19:44

    Ku eshte korropsioni ? Gazprom kompani ruse, ka lobuar par te miren e Rusise, per te mire e atedheut te vet. Sikur ishkryeminstri yne te bente te njejten gje per te mbrojtur detin, ne do krenoheshim.

    Përgjigju
  • karadakliu: 18/03/2022 19:14

    Ruset nuk perzihet ku jane serbet.Berisha,sic thuhet e shkruhet, me pare eshte paguar nga UDB-ja. tani nuk i duhej KGB-se e me se paku Gazpromit.

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/03/2022 17:36

    Mos Sale! Te paska prish pune kjo deklarata mgjate mos e rruj se Bashen e hodhe ne tuc te zgjedhjet

    Përgjigju
  • Jim: 18/03/2022 13:29

    E tha Mero Baze nje dite me pate se shuma ekerkuar ka qene shume e madhe qe nuk perballohej !

    Përgjigju
  • Hamdiu: 18/03/2022 13:17

    Ne e dime qe Sali Berisha eshte dhelper, dinak,mashtrues,vrases,etj etj,.nuk besoj qe Saliu personalisht kerkon rryshfet ,patjeter jam i bindur qe rryshfetin e ka kerkuar Zeni ose zyra e Argites..

    Përgjigju
  • Sifi: 18/03/2022 13:15

    Kur flet goja para mendjes te tjeret tallen.Nese do kishte te tille pazar as ambasada nuk do reagonte me ironi.O zot na ruaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër