Berisha-Thaci: Jo spekulime
etnike mbi vrasjen në Smilkovc

Berisha-Thaci: Jo spekulime <br />etnike mbi vrasjen në Smilkovc
TIRANE- Kryeministri Berisha dhe kreu i PDSH në Maqedoni Menduh Thaci kanë ndarë të njëjtin qëndrim mbi nevojën e zbardhjes sa më shpejt të vrasjes së 5-fishtë në Maqedoni dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Thaci dhe Berisha u shprehën se cdo përpjekje dhe spekulim duke i veshur këtij krimi të shëmtuar shkaqe etnike apo të tjera, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike, e cila ka si objektiv madhor integrimet euroatlantike.
Kreu I PDSH së Maqedonisë Menduh Taci ka qënë sot në Tiranë ku është takuar me kreun e ekzekutivit Sali Berisha. Thaci dhe Berisha diskutuan për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe theksuan rëndësinë e implementimit të marrëveshjes së Ohrit,
si kusht themelor për stabilitetin, bashkëjetesën dhe bashkëpunimin midis komuniteteve në Maqedoni dhe për ta zhvilluar këtë vend si një shoqëri multietnike. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave