PAMJET ME DRON/ Një grusht militantësh para SPAK për Berishën, por edhe ata pak braktisën dhëndrin! I pranishëm edhe Bardhi! Deputetët që iu bashkuan

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u mor sot zyrtarisht i pandehur për aferën ‘Partizani’. I mbetur me vetëm një grusht militantësh, Berisha i mobilizoi ata në një protestë para Prokurorisë së Posaçme, pikërisht në orën 12:00 kur mbërriti edhe ai vetë për t'u njohur me akuzën. Por, ndërsa Berisha u largua, militantët i mori me vete. Edhe ata pak që u mblodhën para SPAK, braktisën dhëndrin Jamarbër Malltezi, i cili u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në orën 14:00. 

Report Tv sjell pamjet me dron, ku dallohen vetëm një grusht militantësh në mbështetje të ish-kryeministrit, i cili i ‘mobilizoi’ për t’i treguar SPAK ‘forcën e tij’, por në fakt edhe militantët që dalin krah tij tashmë janë gjithnjë e më të paktë në numër dhe larg pritshmërive të PD-së.

Mbledhja e militantëve para institucionit të lartë të drejtësisë është një rast i paprecedent, që tregon edhe frikën e Berishës për t’u përballur me drejtësinë duke i thirrur ata në protestë për të ushtruar presion. Shumë zyrtarë të lartë kanë përfunduar në dyert e SPAK, por në ndryshim nga ish-kryeministri, ata kanë zgjedhur të përballen të vetëm me drejtësinë.

Në protestë nuk kishte si të mungonin grupi i deputetëve besnikë, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Albana Vokshi, apo edhe Luan Baçi, të cilin në fakt Berisha e largoi nga lista e drejtuesve politikë për zgjedhjet e 2025. Në tubim po ashtu u pa edhe Belind Këlliçi apo zëdhënësi Alfred Lela. 

Por, surpriza padyshim ishte Gazment Bardhi me deputetët e tij, të cilët ia bashkuan kësaj proteste kundër SPAK. Bardhi më parë nuk i është bashkuar akuzave të Berishës për drejtësinë e re, por sot u pa krah militantëve të tij.

Mbërritja e Berishës në SPAK u shoqërua me thirrjet e militantëve, ndërsa vetë ish-kryeministri lëshoi akuza ndaj prokurorëve të posaçëm duke i quajtur mercenarë të Edi Ramës.  

Disa prej të pranishmëve në protestë
Luan Baçi
Elda Hoti
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Xhelal Mziu
Bledjon Nallbati
Flamur Noka
Edi Paloka
Oerd Bylykbashi
Albana Vokshi
Tomorr Alizoti
Zëdhënësi Alfred Lela
Belind Këlliçi
Dorian Teliti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Afera Partizani/ Malltezi në SPAK për tu njohur me akuzën, dhëndrin nuk e presin as militantët, ikin me Berishën

Militantët braktisën Jamarbër Malltezin I cili u paraqit në orën 14:00 në SPAK. Ata u larguan me Berishën sapo ky I fundit doli nga SPAK ku dhe iu komunikua akuza.
 

Ora 13:08
Belind Këlliçi dështon edhe si drejtues qarku, nuk mbledh dot militantët për protestën para SPAK për Sali Berishën

1726052980_belindkellici.jpg

Foto: Belind Këlliçi para SPAK, 11 shtator 2024

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën, është përballur me një tjetër dështim të dukshëm në përpjekjet e tij për të mobilizuar mbështetësit e PD-së në mbrojtje të Sali Berishës para SPAK. Edhe pse Këlliçi dhe Flamur Noka bënë thirrje për mobilizim masiv, numri i pjesëmarrësve në protestë është më i ulët dhe larg pritshmërive të PD-së.

Në deklaratat publike të tij, Këlliçi pretendoi se në protestë ishin mbledhur përfaqësues të Partisë Demokratike të Tiranës, duke u përpjekur të portretizojë ngjarjen si një sukses të radhës në përpjekjen për të mbrojtur liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Por realiteti në terren ishte krejt ndryshe. Pamjet e publikuara dhe numrat flasin për një pjesëmarrje të ulët dhe mungesë të një mase të gjerë mbështetësish, duke e bërë të qartë se mobilizimi ishte një dështim.

Ky nuk është rasti i parë kur Belind Këlliçi dështoi në përpjekjet për të galvanizuar bazën e PD-së në Tiranë. Pas një serie përpjekjesh për të ngritur në protestë qytetarët e Tiranës dhe për të kundërshtuar veprimet e drejtësisë ndaj Berishës, dështimi i fundit thekson edhe një herë dështimet në seri të Belind Këlliçit dhe të PD-së. Me çdo dështim të tillë, pozita e tij si drejtues politik i qarkut të Tiranës vihet në pikëpyetje, dhe sfidat për të ringjallur një PD të përçarë dhe të demoralizuar bëhen edhe më të mëdha.

Ora 13:02
VIDEO/ Bardhi dhe grupi i tij dalin kundër SPAK, i bashkohen protestës për Berishën

Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve të tij i janë bashkuar protestës kundër SPAK, që u organizua për t’i ushtruar presion drejtësisë ndërsa ish-kryeministri u mor i pandehur për aferën Partizani.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Nuk ka asnjë dyshim! 2025 do të jetë viti i këtyre shenjave

Nuk ka asnjë dyshim! 2025 do të jetë viti i këtyre shenjave