Berisha: Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Ramës! Nga 26 monumente kulture të shpallura, kanë ngelur 2-3! S'do lejojmë ndërtimin e Teatrit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me temë “Tirana në rrezik”, ku akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, për shkatërrimin që sipas tij po i bëhet qytetit. Berisha thotë se Triana është ende me rrugë të paasfaltuara teksa shton se janë zhdukur monumentet e kulturës.

“Epoka e socializmit fshiu disa nga pjesët më të gjalla. Shpesh kur kujtoj Pazarin e vjetër më kujtohet lagjia e haresë së Parisit, lagjia më e gëzuar, të cilën një urë e ndan nga Notre Dame, por është me rrugica të pashtruara, me qerpiçe dhe është pjesa me gjallërinë më të gjallë të Parisit. U bënë ndërtimet socialiste, të cilat duhet pranuar, aspak të paraqitshme nga pikëpamja arkitekturore, por me urbanistikë rigoroze. Mes pallateve nuk ndërtoi kush. Ata erdhën me atë gjeometri.

Batërdia. Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë.

Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do ti sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë.  Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar”, tha Berisha.

Në këtë bashkëbisedim me intelektualë, Berisha tha se në kryeqytet po ndërtohet pa asnjë plan dhe pa plotësuar kushtet urbanistike.

Asnjëri nuk mund të jetë kundër një lagjeje moderne në Tiranë. Por kjo që ndodh me Tiranën nuk ndodh askund në botë. Janë vërsulur ku të ndërtojnë një kullë pa asnjë lloj lidhje dhe plani. Pa asnjëlloj respekti për kushtet urbanistike. Çfarë po mbetet për Tiranën. Absolutisht Tirana që unë njoha 60 vite më parë, fëmijë, ishte shumë herë me eprore në trashëgimi dhe vlera se sa Tirana e sotme me kulla që përfaqësojnë lakminë e papërmbajtur dhe jo rregullin. Me kulla që ngulen ku të munden dhe si të munden, mjaftojnë të lahen tonelatat e eurove dhe drogës. Para një jave kam parë treguesin e ndërtimit në Europë. Treguesin Shqipëria e ka 2 herë më të lartë se çdo vend tjetër të Europës, dhe 4 herë më të lartë se Suedia, e disa vende. Sepse këtu po vërshojnë lumenjtë e narko-eurove dhe po e shkatërrojnë qytetin.”-tha Berisha.

Ai u ndal edhe te Teatri i ri Kombëtar, duke u “betuar” se nuk do të lejojë ndërtimin e saj.

“Potencialet e ndryshimit janë reale dhe një rëndësi shumë të madhe ka, ndryshimi i qeverisjes. Duhet që të bëjmë gjithçka për të nxjerrë nga qeverisja një grup mashtruesish që nuk kanë asgjë të lidhur me asnjë vlerë qytetare në vetvete. Nuk përfaqësojnë asnjë lloj vlere. Nuk përfaqëson vlera ai që taton qytetarët e Tiranës me 29 euro tonin e plehrave, kur kontratën e ka për 11 euro dhe i fut në xhep të gjitha ato. Nuk përfaqëson asnjë vlerë ai që vjedh si hajdut xhepash deri në konto të mëdha.

Edi Rama bëri një gjë. Llokmat e mëdha i mori për vete. Asgjë nuk bëhet në Tiranë pa firmën e tij. Kjo është e vërteta. Ata janë një binom, që për dëmet që i kanë bërë Tiranës meritojnë gjykim publik dhe penal, në një shtet ligjor. Gjykim publik nga qytetarët. Ata duhet të ndëshkohen sa më parë. Nuk ka diskutim se ne jemi forcë demokratike dhe ne çdo gjë e bazojmë në votën dhe demokracinë. Por të themi të vërtetën, vlerat duhet ti mbrojmë. Nuk mund të pranojmë më rrokullisjen e Tiranës në këtë mënyrë. Ai nesër do të fillojë ndërtimin e Teatrit, por ne nuk do ta lejojmë. Teatrin do ta ndërtojmë siç ishte”, tha Berisha.

Në përfundim të takimit, Berisha tha se “Tirana duhet të shpëtohet”. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 02/09/2022 12:38

    Ky ka ikur nga fiqiri.Dergojeni ne spitalin psiqiatrik Elbasan.Shqiperia do behet e do zbukurohet, anipse ti nuk don.Porti Durresit e patjeter teatri kombetar do bahen o hajvan.Se ke me vehte ish nenpunesit e policis shtetit komplet tropojan nuk ke ma force e as mendja tashma nuk punon.

    Përgjigju
  • Liku: 02/09/2022 10:52

    Baterdia e shqiperise ka qene hapja dhe vjedhja e firmave piramidale, hapja depove te armatimit, lufta e 97 mbytja e anijeve qe njerezit iknin drejt italis per ti shpetuar luftes, te cilat kane ndodhur ne kohen e qeverisjes birisha

    Përgjigju
  • Cubi: 02/09/2022 10:21

    Po normal qe sdo lejosh ndertimin e teatrit se e para ti sdi cesht teatri,ti vetem te vesh flaken di!!!!!!!!!!!!!!? Edhe te perdoresh koburen mor????

    Përgjigju
  • Iris: 02/09/2022 02:36

    Rama po ben baterdine,po dhe ti nuk ngelesh mbrapa,ne te fundit ndertimet pa kriter,toka e xanum ,etj ndodhen nen qeverine tende.Kujto vetem sa vila te bukura,te vjetra u prishen dhe ne vend te tyre u ngriten pallate te shemtuara vend e pa vend.Plani rregullues i qytetit u kthye ne leter higjenike.Tani s'ka mbetur me vend ne toke dhe Rama po nxiton te zere dhe qiellin qe ishte gjysem i lire,por qe te dy njelloj jeni,si figurat e letrave te bixhozit.Sic thoshte i madhi S.Pitarka,jeni dy koka gjarperinjsh.

    Përgjigju
  • BENI: 02/09/2022 01:26

    IK MOR QEN I POSHTER,,,PO ME TY C'FARE NJOHU TIRONA JONE,,,VETEM KIOSKA,,,MUT E SHURRE NE CDO CEP....SHPELLAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë