Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ‘arkitekti’ i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me anëtarë dhe ish anëtarë të PD-së, ku akuzoi se Tirana është shkatërruar. Gjatë takimit, Berisha kujtoi se kur ai ka ardhur për herë të parë në kryeqytet në vitin 1958, Tirana ishte një qytet që kishte dimension më njerëzor, për që më pas u shkatërrua dhe u rrafshua.
 
Në fakt, Berisha ka të drejtë kur thotë se Tirana u shkatërrua, pasi vetë ai është “arkitekti” i kioskëzimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në vitet 1990. Mjafton të shohim këto pamje të Tiranës së viteve 1994-1995, kur bashkia drejtohej nga Partia Demokratike me Sali kelmendin dhe Albert Brojkën - një kryeqytet i shpërfytyruar, me ndërtime pa leje, dëshmi e një krize të thellë identeti, një Tiranë xhungël e atyre viteve që për fat të mirë sot nuk ekziston më.
 
Ne shpesh e harrojmë si ka qenë Tirana në kohën kur vendi drejtohej nga Berisha. Ato që do të ishin hapësirat publike shumë shpejt do të zaptoheshin nga kioskat e mbira si çibanët në çdo rrugë, por edhe ndërtimet pa leje, që ia marrin edhe sot frymën Tiranës. Me rritjen e kriminalitetit të atyre viteve dhe korrpsionin, do të niste dhe zaptimi i Parkut Rinia, Sheshit Skënderbej, si dhe i të dyja anëve të lumit të Lanës, që do të mbahej për shumë gjatë mend për erën e tij të rëndë.
 
Jo vetëm kaq, por çibanët e epokës “Berisha” do të ktheheshin dhe në vatra të prostitucionit dhe të lëndëve narkotike, ku kundrejt ryshfetit, jo vetëm që nuk do të prisheshin, por do të lulëzonte paraja e pistë. Vetëm pas rënies së Berishës, do të niste edhe prishja e kioskave nga Edi Rama.E kaluara e risjellë në vëmendje na ndihmon të jemi jo vetëm më të informuar, por edhe na sjell dëshmi se cili ka qenë arkitekti i vërtetë i kioskëzimit në kryeqytet. Ndiqni për më shumë filmimet bruto të pandryshuara të atij realiteti ngjethës të kohës së Sali Berishës./TemA

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 03/09/2022 18:03

    hahaha sala lejoi kjoska kartoni e llamarine qe i kishin njerzit e pervuajtur te dale me breke nga sistemi komunist, nderkohe qe kta po bejne namin me kullat frymemarrese prej betoni te oligarkeve miq te pushtetit. nese berishen do e denoja me burgim te perjetshem edi ramen dhe erion veline do i varja ne litar mu ne mes te tiranes

    Përgjigju
  • Dikush: 02/09/2022 13:37

    ERDH SHPELLAR MALOKARI DHE SHKATERROI FARA E KEQE SE ISHTE MESUAR MES FERAVE TE PSHURTE HUMBT FARA E TIJ DHE E NJEREZVE TE TIJ MALOQAR

    Përgjigju
  • Kaso: 02/09/2022 05:07

    Sidomos ajo kioska e Fidelit ku rrinin te gjithe keto gjirizat e kapardisur Ramiste.

    Përgjigju
    • Askushi: 02/09/2022 13:35

      Sali karakurva i kishte tek godina e vet malokaret e vet zhul dhe pa u lar

  • Fnf: 01/09/2022 22:45

    Kiostat prishen e hiqen, sic ka ndoshur. C't'i bejme keto kullat qe na i kane ndertuar keta te tjeret?!

    Përgjigju
    • Anonim: 02/09/2022 13:34

      Kullat mir se i ka gjith bota meqe kerkuat sali kara-xhicin po ka ber sala zullume sa ka per ti dal shpirti nga bythat malokarit shpellar.

  • Tirona: 01/09/2022 22:10

    Deri ne bashki mbante ere ndotja e ambjentit nga urina dhe fekalet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë