Berisha:Tonin e largoi nga Rinasi
Meta,e ktheu Taku me torbën e zezë

Berisha:Tonin e largoi nga Rinasi<br />Meta,e ktheu Taku me torbën e zezë
 Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Didit, duke thënë se Fatjon Skënderasi i njohur ndryshe si Toni i Kombinatit është një mik i ngushtë i çiftit Meta dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë të mundur dërgimin e tij jashtë shtetit. Berisha nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook shkruan se pikërisht ditën që Didi pretendon se Toni i Kombinatit është shpallur person në kërkim, atë ditë ai ka kaluar kufirin shqiptar dhe rezulton në sistemin TIMS si person që është larguar nga vendi. Berisha akuzon qartësisht Ilir Metën dhe Edi Ramën se ata e kanë ndihmuar Fatjon Skënderin që të largohet nga vendi dhe më pas kanë krijuar farsën që ai ishte person në kërkim.

Më poshtë statusi i plotë i Sali Berishës
 
Toni, seksei i vrasjes se dy deputeteve iu heq masken Rames dhe Metes!
Te dashur miq, dje ne darke Rama - Meta urdheruan Didin e Partise te pergenjeshtroje deklaraten e PD, sipas te ciles, bazuar ne dokumenta zyrtare te pakundershtueshme te cilat faktonin se Toni i Kombinatit, miku i ngushte i çiftit Meta dhe sekseri i tij ne vrasjen e dy deputeteve, me dt 8 shtator ishte shpallur person ne kerkim per vrasje me paramendim te mbetur ne tentative. Po keto dokumenta te te sakta shteterore faktojne se Toni i Metes po ate dite ka kaluar kufirin ne Rinas, i regjistruar ne sistemin TIMS dhe eshte nisur per ne Gjermani. Me deklaraten e Didit te tyre, Rama - Meta faktojne se ata mbrojne me cdo kusht sekserin e tyre, Tonin e LSI, akuzuar nga Doshi dhe Bami si sekseri i Ilir Metes ne vrasjen e dy deputeteve.
Verberia e avoketerve te Tonit shkon deri aty sa ata per te mbrojtur Tonin dhe veten e tyre hedhin poshte te dhenat zyrtare te sistemit TIMS, sistem shteteror ky per regjistrimin e hyrje daljeve ne kufijte e Shqiperise. Ky sistem qe fakton se Policia e Shtetit me shkresen nr. 17618/k dt 08.09.2014, ka njoftuar pikat e kalimit te kufirit se Fation Skenderi eshte person ne kerkim, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim dhe mbetur ne tentative" dhe "prodhim dhe mbajtje e armeve luftarake dhe municionet", dhe per rrjedhoje duhet qe i akuzuari te ndalohet ne rastin me te pare qe ai te gjendet. Sistemi TIMS fakton gjithashu se pavaresisht kesaj, Toni, sekseri i Ilir Metes, pas shpalljes ne kerkim, po ate dite eshte lejuar te arratiset per ne Gjermani nga pika kufitare e Rinasit. Thuhet se eksponente te larte te LSI dhe oficere te Partise e percollen Toni sekserin e pafajshem ne Rinas.
Ilir Meta dergoi nje jave me pare Takun me torben e tij te zeze, ku Meta mban kokainen e Gezim Celes, per ta kthyer ne Shqiperi Tonin dhe deshmuar sipas porosive te shefit te tij duke hequr ate nga lista e kerkimit per vrasje ne tentative dhe dhene atij çdo garanci qe ai kerko.
Me keto veprime klika Rama - Meta faktojne se po bejne gjithcka per te fshehur skenarin e tyre vrastar te dy deputeteve dhe fajsimin e opozites per vrasjet qe do realizonin. Perseri thirrja ime ndaj qytetareve eshte qe te vazhdojme protesten tone mbarepopullore per te shembur murin e krimit te pushtetareve te "aleances se qelbesirave", qe ben jeten tone cdo dite e me te pasigurte, varferon dhe mjeron qindra mijera familje shqiptare! T'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbesirat!! sb
 
Topalli: Krimi sundon në vend, ky është fakt

Pas statusit të Sali Berishës ka reaguar edhe Jozefina Topalli e cila shkruan në faqen e saj në facebook se tashmë është fakt që në vend sundon krimi. Ky eshte fakt!
"Krimi sundon ne Shqiperi! 
Ilir Meta dhe Edi Rama jane koke e kembe brenda!
Ato nuk ikin.Ato duhet te shporren! 
Vendi duhet cliruar nga PIOVRA ne maje te Parlamentit dhe Qeverise!"- shkruan Topalli.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj