TIRANE- Trajnimi profesional, sistemi arsimor me tregun e punës është fusha e re ku do të veprohet nga Partia Demokratike nëse fiton mandatin e tretë qeverisës.

“Ne kemi universitete në shumicën e qendrave të qarqeve. E vërteta më e madhe e tyre është se roli i tyre më kryesor duhet të jetë zhvillimi rajonal, promotorë të fuqishëm të zhvillimit rajonal. Do bëjmë çmos të orientojmë universitete drejt këtyre profileve” tha Berisha në një takim të zhvilluar sot me akademikë të Universitetit të Durrësit.

“Duhet të përpiqemi të bëhemi sa më poliedrike fakultetet tona.”- tha Berisha duke kërkuar një bashkëpunim të dhomës të tregtisë me bizneset e tjera në mënyrë që të përgatiten menaxherë dhe specialsitët e tyre.

(sg/shqiptarja.com)