Kreu i PD, Sali Berisha në takimin me aleatët vijoi me akuzat e ripërsëritura se kryeministri Edi Rama i ftoi zgjedhjet e 11 majit për shkak të mbështetjes nga kartelet e drogës. Ai aludoi edhe njëherë se Rama dhe ish-ministri Igli Hasani kanë kërcënuar diplomatin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR që të ndryshonin raportin final të 11 majit.
“Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, nga kartelet e drogës dhe krimit, i përdori duke përdorur të gjitha resurset e shtetit njëlloj si në partinë shtet. I fitoi duke frikësuar dhe trembur zgjedhësit. Ju keni dëgjuar se ky raporti i OSBE/ODIHR, i cili në fakt i shpall zgjedhjet si zgjedhje të partisë shtet, dhe ka një vërtetësi të padiskutueshme, për të ndryshuar këtë raport u bënë përpjekjet më të jashtëzakonshme. Edi Rama thirri në zyrë dhe kërcënoi si bandit diplomatin që kryesonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun tjetër të vëzhguesit bashkë me vëzhguesit dhe u tha, ku i keni këto të dhëna, ku i argumentoni këto, ku i bazoni këto që keni shkruar. Po ju njoh me këto se gjer në ç’shkallë këta narkoqeveritarë janë të gatshëm të kërcënojnë edhe faktorin ndërkombëtar. Natyrisht kërcënimet e tyre, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që bënë, u shumëzuan me zero. Ai zotëri nderoi institucionin që përfaqësonte, nderoi veten e tij, një zyrtar i ndërgjegjshëm dhe i dobishëm me të gjitha funksionet që ka kryer, raporti doli ky që është, të cilin përsëri propaganda përpiqet ta sfumojë. Përpiqet ta injorojë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Aleatët kritika në sy Berishës: S’jemi ne fajtor për humbjen, po tkurremi! Kreu i PD: Ujdi për Zgjedhoren! Mungojnë Mediu, Duka e Blushi












