‘Berisha të bëhet burrë, të mos i arratiset përgjegjësisë’. Kështu është shprehur deputeti i PS Petro Koçi, i cili ka reaguar ditën e sotme pasi ish-kryeministri Sali Berisha u mor sot i pandehur nga SPAK për aferën ‘Partizani’.

Ai theksoi se Berisha po paguan për bëmat e fëmijëve dhe dhëndrit të tij.

“Berisha përfundon si i akuzuar për korrupsion. Për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vockël. Publiku do mirëpriste hetimin serioz e të plotë për çështje më të rënda ku bën pjesë edhe vrasja shtetërore në bulevard e 4 protestuesve te opozites socialiste. Gjithësesi ditën e sotme mund ta deklarojmë si ditën kur në këtë Republikën me SPAK flet drejtësia dhe shteti ligjor.

Është ditë që dëshmon se pandëshkueshmëria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmonë. Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partisë Demokratike po paguan bëmat për të cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS  as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makuterua e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit të tij për tu pasuruar.  E ftoj Berishën të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjesisë me retorikë politike", shkruan ai.