Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka dalë për herë të parë me syze dhe kjo për të mbuluar shenjat e lëna në fytyrë pas goditjes që mori nga nga 31-vjeçari, Gert Shehu më 6 dhjetor.

Berisha ishte i pranishëm në promovimin e një libri, ku mori pjesë edhe zëdhënësi itij Alfred Lela.

Alfred Lela krahasoi pamjen e Sali Berishës me atë të aktorit të njohur Clint Eastwood, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Ata që goditën dje Berishën bënë një krim, duke bërë një krim na dhanë një mirazh, atë të Clint Eastwood. Doktori me këto syze duket si Clint Eastwood”, tha Lela.